364 - Lajmi Single | Template Website
Sqarim për Opinion Publik
Sqarim për Opinion Publik

19/03/2020

31 korrik 2013

Në artikullin me titull ‘Hap i madh i Qeverisë - drejt mbylljes’, sqarojmë opinionin publik lidhur me përmbajtjen e artikullit të publikuar në të përditshmen ‘ZËRI’ të datës 29.07.2013 se Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale deklaron se neni 13 i draftit te Ligjit të AKK-së për amandamentim, i cituar nga gazeta, nuk e obligon AKK-në për largimin e deklaratave nga interneti. Artikulli e ka apostrofuar propozim ndryshimin e nenit 13 si rezultat i ASHMDHP-së, ku, mes tjerash, thuhet “...këto shqetësime janë adresuar dhe janë paraqitur në propozim ndryshimin e nenit 13 të ligjit në fjalë...”. Për gjykim të drejtë nga opinioni publik, për hir të së vërtetës, në mënyrë që vet të vlerësoni realitetin lidhur me këtë çështje, ne po e sjellim në tërësi draftin e nenit me katër paragrafët e tij:

                                                              Neni 13

1. Agjencia publikon formularët e deklarimit të pasurisë në afatin prej  gjashtëdhjetë (60) ditësh nga dita e kalimit të afatit për deklarimin e pasurisë.

2. Nuk publikohen të dhënat nga formulari të cilat janë në kundërshtim me Ligjin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.

3. Përpunimi i të dhënave personale, që gjenden në regjistër, bëhet në përputhje me Ligjin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.

4. Agjencia, në konsultim me Agjencinë Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, nxjerr formularin për deklarimin e pasurisë”.

Ndërkaq, po kështu, më datën 31.07.2013, e përditshmja ‘Zëri’, duke cituar ASHMDHP-në shkruan që ASHMDHP të ketë bërë kërkesë me shkrim për heqjen e formularëve të deklarimit të pasurisë brenda gjashtë muajve. E vërteta është se vendimmarrja e Agjencisë është konform nenit 49 dhe asnjëherë një shkresë zyrtare nuk është drejtuar për AAK-në lidhur me këtë citim, gjithashtu njoftohet opinioni publik se vendimet e Agjencisë janë dhënë gjithherë në faqen zyrtare të Agjencisë dhe diçka e tillë nuk ekziston.

}