362 - Lajmi Single | Template Website
Mbikëqyrësi Kryesor Shtetëror Jashari Zhvilloi Takim Koordinues me Ministrin e Shëndetësisë z. Ferid Agani

19/03/2020

Prishtinë, 28 gusht 2013

Sot, në kabinetin e Ministrit të Shëndetësisë z. Agani, Mbikëqyrësi Kryesor Shtetëror i ASHMDHP-së z. Jashari zhvilloi një takim me karakter pune, me qëllim të koordinimit të punëve midis dy institucioneve që ata përfaqësojnë.

Duke pasur parasysh fushëveprimin e Ministrisë së Shëndetësisë, në kuadër të së cilës veprojnë të gjitha institucionet publike dhe private shëndetësore në tërë territorin e vendit, si dhe duke qenë të vetëdijshëm se aty përpunohen kategori të të dhënave të ndjeshme personale të qytetarëve (pacientëve), fokus i diskutimit të sotëm me Mbikëqyrësit z. Jashari dhe Ministrit z. Agani ishte pikërisht përpunimi i këtyre të dhënave të ndjeshme në përputhje me Ligjin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.

Veç tjerash, z. Ruzhdi Jashari kërkoi nga Ministri Agani që, në koordinim me sekretarin e përgjithshëm të ministrisë, të caktojë me vendim të posaçëm zyrtarin mbrojtës brenda institucionit të tyre, i cili do të mbikëqyrë nga brenda ligjshmërinë e përpunimit të të dhënave personale.

Në saje të këtij takimi, i cili u karakterizua mnga një frymë e ngrohtë bashkëpunimi dhe mikpritjeje për kreun e Agjencisë Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Minsitri i Shëndetësisë, z. Ferid Agani shprehu gatishmërinë e tij serioze për caktimin sa më të shpejtë të zyrtarit mbrojtës brenda ministrisë, si dhe të hartimit të një dokumenti të përbashkët mes këtyre dy institucioneve, që do të përkufizonte kushtet dhe skemën e bashkëpunimit më të ngushtë të dy institucioneve përkatëse në të ardhmen.

}