356 - Lajmi Single | Template Website
Mbikëqyrësi Kryesor Shtetëror Realizoi një Takim Pune me Përfaqësuesen nga Fondi i Sigurimit të Depozitave në Kosovë.

19/03/2020

Prishtinë, 10 tetor 2013

Takim i realizuar nga Mbikqyrësi Kryesor Shtetërorë z. Jashari  me përfaqësuesen nga Fondi i Sigurimit të Depozitave në Kosovë znj. Violeta Arifi-Krasniqi, Drejtoreshë Menaxhuese, fillimisht kishte karakter njoftues për të dy institucionet. Duke shkëmbyer informacione sa i përket qëllimeve, synimeve që kryesisht dalin nga ligjet e institucioneve në fjalë.

Ndër të tjera znj. Violeta Arifi-Krasniqi njoftoi z.Jashari se FSDK është institucion, i cili drejtpërdrejt merret me depozituesit, që mund të jenë persona fizikë (individë privat) dhe persona juridikë (kompani të regjistruara, etj) atakimi i institucioneve në fjalë është pikërisht këtu, te përdorimi i të dhënave personale. Ndërsa z.Jashari  përfaqësueseve të FSDK-së foli  lidhur me obligimet dhe përgjegjësitë që dalin nga Ligji për Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe i këshilloi që puna e tyre të realizohet në mënyrë të drejtë, që do të thotë se të dhënat personale të shfrytëzohen konform  ligjit të FSDK-s, duke mos shkelur dispozitat ligjore të Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.

}