355 - Lajmi Single | Template Website
Njoftim
Njoftim

19/03/2020

Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale u bën thirrje të gjithë kontrollorëve dhe përpunesve të të dhënave personale në sektorin publik dhe atë privat, veçmas operatorëve të telekomunikimit (telefonisë mobile) si lansues të SMS-ve, që marketingun e këtillë e bëjnë me qëllim të zhvillimit të fushatës zgjedhore, që të kenë kujdes për mos-shqetësimin e subjekteve të të dhënave personale, me rastin e përdorimit të marketingut të drejtëpërdrejtë, që bie në kundërshtim me dispozitat e Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale. Aplikimi i marketingut të drejtpërdrejtë pa pëlqimin e subjektit të të dhënave përbën shkelje të dispozitave ligjore, respektivisht të të nenit 59 dhe 60 të Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale të Republikës së Kosovës.

Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale i vë në dijeni të gjithë Kontrollorët në sektorin publik dhe atë privat, e në veçanti operatorët e telefonisë mobile, se dërgimi i SMS-ve me qëllime promovimi, pa pëlqimin e subjektit të të dhënave, përbën shkelje të dispozitave ligjore, përkatësisht të Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, sipas të cilit çdo qytetar ka të drejtën e tij për t’a kundërshtuar përdorimin e të dhënave personale, nëse të njëjtat përdorën pa dhënien e pëlqimit të tij/saj paraprak.

Republika e Kosovës

Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale

Mbikëqyrësi Kryesor Shtetëror

Ruzhdi Jashari.____________________

Prishtinë, 23.10.2013

}