354 - Lajmi Single | Template Website
Filloi Fushata Ndërgjegjësuese me Shkollat - “Privatësi Ime”

19/03/2020

Prishtinë, 03 dhjetor 2013

Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, në bashkëpunim  me Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ka filluar zbatimin e projektit ‘’Privatësia ime’’. Ky projekt ka për qëllim sensibilizimin e opinionit publik, me përqendrim te të rinjtë (gjimnazistët) rreth fushës së privatësisë dhe mbrojtjes së të dhënave personale. Fushata është e përqendruar në zhvillimin e aktiviteteve të bashkërenduara me Ministrinë e Arsimit, respektivisht drejtorive të dhjetë shkollave në komunat në vijim: Gjilan, Ferizaj, Partesh, Shtime, Suharekë, Prizren, Drenas, Pejë, Prishtinë dhe Mitrovicë.Thelbi i projektit ngërthen në vete shpërndarjen e një fletëpalosjeje, përmbajtja e të cilës do t’u ndihmojë nxënësve të klasëve të dymbëdhjeta të informohen më konkretisht rreth privatësisë së tyre në tri dimensione: familje, shkollë, internet.Faza e dytë e projektit ndërlidhet me ligjërimin e mbikëqyrësve para fokus grupit të përzgjedhur me qëllim të ngritjes së vetëdijes së tyre rreth të drejtave që ata kanë për privatësi, mënyrën se si mund ta mbrojnë privatësinë e tyre, e kështu me radhë.Përmbyllja e projektit karakterizohet me një garë në formë testimi, me ç’rast, gjatë një jave, gjysma e të përzgjedhurve të dhjetë shkollave do ti nënshtrohen një sfide nga fusha e artit figurativ, e gjysma tjetër në shkrim akademik me temën: “Privatësia ime”.Brenda kësaj jave do të kryhet cikli i parë me dy shkollat e mbetura, ndërsa fill pas dyjavorit të parë do të shpallen nga dy fitues nga secila shkollë, të cilët do të shpërblehen me dhurata simbolike nga Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.   Punimet që do të vlerësohen si më të mirat në nivel vendi do të shpërblehen më 28 janar 2014, datë që shënon Ditën Evropiane për Mbrojtjen e të Dhënave Personale. 

}