Njoftim
19/03/2020
Prishtinë, 18 dhjetor 2013
Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, sipas nenit 20 të Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, filloi procesin e regjistrimit të subjekteve kontrolluese (ndërmarrjeve publike dhe atyre private, të cilat përpunojnë të dhëna personale të të punësuarve apo klientëve) në regjistrin e sistemit të dosjeve.
Të gjitha subjektet kontrolluese mund të bëjnë njoftimin pranë Agjencisë Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale në njërën nga këto forma:
• duke plotësuar formularin e regjistrimit në formë elektronike;
• duke plotësuar formularin e regjistrimit të publikuar në web faqen e Agjencisë; apo
• duke plotësuar kopjen fizike të formularit të regjistrimit në zyrat e Agjencisë.
Në pajtim me nenin 24 të Rregullores Nr.02/2012, kontrolluesi obligohet të paguajë taksën për njoftim dhe autorizim, gjegjësisht regjistrimi i katalogut të sistemit të dosjeve në regjistrin qendror. Shuma e taksës për katalogun e caktuar të sistemit të dosjeve të të dhënave përkatëse klasifikohet sipas numrit të sistemit të dosjeve që përpunon kontrolluesi.
Departamenti i Regjistrimit, Marrëdhënieve Ndërkombëtare dhe me Publikun