U Përmbyll Cikli i Parë i Fushatës ‘Privatësia Ime’ në Qytetin e Shtimes
19/03/2020
Prishtinë, 18 dhjetor 2013
Z. Ruzhdi Jashari, me bashkëpunëtorë nga Agjencia dhe MASHT, sot vizitoi qytetin e Shtimes, konkretisht Gjimnazin ‘Naim Frashëri’, me ç’rast ndau shpërblime simbolike për gjashtë nxënësit më të dalluar në projketin ‘Privatësia ime’. Tre nxënës, të cilët i ishin nënshtruar një sfide nga letërsia, detyrë e të cilëve ishte shkrimi i një eseje me temën e lartpërmendur, u përzgjodhën nga komisioni vlersues, i përbërë nga përfaqësuesit e shkollës, përfaqësues të Agjencisë si dhe atyre të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë. Tre nxënësit tjerë të përzgjedhur nga i njëjti komision u shquan për kreativitetin e tyre në veprat më të mira nga arti figurativ.
Me përmbylljen e ciklit të parë të kësaj fushate, Shkolla ‘Naim Frashëri’ nga qyteti i Shtimes garon me gjashtë nxënësit më të mirë në sfidën në nivel shteti, fituesit e së cilës do të shpallen më 28 janar 2014, në Ditën Evropiane të Privatësisë.
Me një fjalim përshendetës z. Jashari falenderoi të gjithë pjesmarrësit me theks të veçantë nxënësit të cilët kishin bërë një punë të shkëlqyer.
Të përzgjedhurit e kësaj gare për qytetin e Shtimes nga komponenti i artit figurativ janë:
Egzon Krasniqi, Arianit Baftiu, Egzon Beqa; ndërsa nga komponenti i letërsisë (ese mbi privatësinë) u shquan: Ariana Bajrami, Redona Bajrami, Arbenita Ndrecaj.