Mitrovica ishte qyteti i parë për vitin 2014, që përmbylli ciklin e parë të projektit ‘’Privatësia ime’’
19/03/2020
Gjimnazi ‘’Frang Bardhi’’ në qytetin e Mitrovicës sot ishte pikënisje e vazhdimit të projektit ‘Privatësia ime’, i cili kishte filluar muajin e fundit të vitit të kaluar nga Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, e që do të përbyllet në fund të janarit të këtij viti.
Z. Ruzhdi Jashari dhe përfaqësuesit nga MASHT, ndanë nga disa shpërblime simbolike për nxënësit më të dalluar, të cilët ishin përzgjedhur nga komisioni vlerësues i shkollës. Me një fjalim rasti përshëndetën të pranishmit, duke i falenderuar nxënësit për punën e shkëlqyer si dhe përfaqësuesit e shkollës për bashkëpunimin dhe ndihmën e dhënë në realizimin e këtij projekti.
Nxënësit e përzgjedhur nga komisioni vlerësues në fushën e letërsisë ishin: Nazan Smakiqi; Besarta Sadriu, si dhe Blerina Syla; ndërsa nga Arti Figurativ ishin: Arbnora Skuroshi; Teuta Hoti dhe Lavdije Pllana.
Duke i përgëzuar nxënësit për punën e tyre, ne i urojmë suksese të mëtutjeshme në garën finale që do të mbahet në nivel qëndror në Prishtinë, më 28 janar në Ditën Evropiane të Privatësisë.
DRMJ
13.01.2014