Ferizaj ishte qyteti i radhës që u vizitua lidhur me çështjen e projektit ‘’Privatësia Ime’’
19/03/2020
Mbikëqyrësi Kryesor Shtetëror z. Ruzhdi Jashari, së bashku me përfaqësuesit e Ministrisë së Arsimit Shkencës e Teknologjisë, vizituan qytetin e Ferizajit, gjegjësisht gjimnazin ‘’Kuvendi i Arbërit’’, me ç’rast ndanë shpërblimet për nxënësit e përzgjedhur me punimet e tyre në temën ‘Privatësia Ime’ në fushën e letërsisë dhe artit figurativ.
Z. Jashari theksoi që duhet vlerësuar lart përkushtimi dhe vullneti i nxënësve, e sidomos i profesorëve të shkollave të cilët nuk ngurruan aspak të punojnë në këtë projekt, ku njëkohësisht kanë ndihmuar nxënësit e tyre të zhvillojnë kreativitetin e tyre e të vetëdijesohen për temën në fjalë ‘Privatësia Ime’.
Nga Gjimnazi ‘’Kuvendi i Arbërit’’ u përzgjodhën gjithsej katër fitues, nga fusha e letërsisë ishin: Biondina Qerimi; Vlera Hetemi; Xheneta Hashani; ndërsa në art figurativ ishte vetëm një fitues, Arbnor Karaliti.
Gjimnazi i Ferizajit mikpriti ekipin nga Prishtina dhe në praninë e mediumeve, duke falenderuar Agjencinë Shtetërore dhe MASHT për përzgjedhjen e shkollës së tyre si pjesë e projektit ‘’Privatësia Ime’’.
DRMJ
16 janar 2014