344 - Lajmi Single | Template Website
Komisioni Vlerësues nga Grupi i Ekspertëve për Liberalizim të Vizave sot Vizitoi Agjencinë Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale

19/03/2020

Prishtinë, 11 mars 2014

Komisioni vlerësues, i prirë nga Mr. Piotr Drobek, Cindy Van Den Boogert dhe një pjesë tjetër e stafit mbështetës u prit nga Mbikqyrësi Kryesorë Shtetëror  z. Ruzhdi Jashari si dhe anëtarët tjerë të Këshillit të Agjencisë, nga të cilët pritej të raportonte rreth punës 3 vjeçare të funksionimit të Agjencisë.
Në fokus të vëmendjes së komisionit vlersues ishte  zbatimi i legjislacionit në fushën e Mbrojtjes së të Dhënave në Kosovë.
Në bazë të kërkesave të grupit faktmbledhës, në emër të Agjencisë z. Jashari raportoi në mënyrë të detajizuar për funksionimin e Agjencisë që nga viti 2011, vitin të cilin dhe u themelua. Procesi i raportimit përmbante fakte konkrete nga puna e stafit të Agjencisë, për sfidat dhe sukseset dhe të gjitha çështjet e ngritura në interes të komisionit vlerësues-faktmbledhës.
Raportimi ishte i formës verbale dhe pajisjes me dokumentacione dhe materiale përkatëse që përshkruanin qartë punën e Agjencisë përgjatë kësaj periudhe të funksionimit të saj.
Takimi, i cili zgjati rreth tri orë dhe rezultoi me një përmbyllje të suksesshme të raportimit nga ana e  udhëheqësit të Agjencisë z. Ruzhdi Jashari dhe stafit të tij.
Grupi i ekspertëve vlerësoi lart punën tri vjeçare të Agjencisë, gjegjësisht zbatimin e Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale në Kosovë. Krejt në fund, ata vizituan ambientin në të cilin punon stafi përbërës i Agjencisë duke i uruar suksese të mëtejme ata falenderuan z. Jashari për pritjen dhe kontributin e dhënë në raportin faktmbledhës.

}