343 - Lajmi Single | Template Website
Mbikëqyrësi Kryesor Shtetërorë, z. Ruzhdi Jashari viziton Autoritetin Homolog Italian

19/03/2020

Romë, 02 prill 2014

Në kuadër të vizitës zyrtare që po zhvillon në Itali, Mbikëqyrësi Kryesor Shtetëror z. Ruzhdi Jashari, i shoqëruar nga Drejtori i Departamentit Ligjor z. Valon Kryeziu, pati një takim të veçantë me znj. Augusta Iannini, zv. Presidente e Autoritetit Italian për Mbrojtjen e të Dhënave Personale. Gjatë bisedës së zhvilluar, znj. Iannini njoftoi z. Jashari për strukturën, të arriturat dhe angazhimet që ka autoriteti italian në fushën e mbrojtjes së të dhënave personale. Gjithashtu, ajo shprehu gatishmërinë që, me eksperiencën që ka autoriteti italian, të ofrojë ndihmën e vet për Agjencinë Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale. Në kuadër të bisedës, z. Jashari njoftoi znj. Iannini për strukturën, funksionimin, kompetencat dhe të arriturat që ka shënuar Agjencia gjatë këtyre 3 viteve të funksionimit të saj. Në përfundim të këtij takimi, të dyja palët u dakorduan që në vazhdim të koordinojnë aktivitetet e përbashkëta në fushën e mbrojtjes së të dhënave personale.

DRMJ
Divizioni për Marrëdhënie me Publikun

}