342 - Lajmi Single | Template Website
Përfaqësues nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar vizituan Agjencinë Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale

19/03/2020

15 prill 2014, Prishtinë

Sot, Mbikqyrësi Kryesor Shtetëror z. Ruzhdi  Jashari,  së bashku me z. Bekim Demiri,  Mbikëqyrës Shtetëror, i ngarkuar për mbikëqyrjen dhe zbatimin e Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale në fushën e doganës, pritën në  një takim pune  Koordinatorin e Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar z. Samir Krasniqi, Zyrtaren për Mbrojtjen e të Dhënave Personale znj. Arijeta Gashi, si dhe z. Bafti Fetahun.

Takimi u zhvillua në frymën e zbatimit të ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale, me ç’rast të dy palet u dakorduan që të fillojnë disa aktivitete  nga java e ardhshme, në aspektin e  sensibilizimit e edukimit të personelit të kësaj qendre.

Nisma në fjalë kryesisht do përfshijë zbatimin e Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, veçmas në fushën e vëzhgimit me kamerë, përdorimit të të dhënave biometrike, librat e regjistrit të hyrje-daljeve, transferimit të të dhënave personale, marketingut të drejtpërdrejtë, etj.

Në fund përfaqësuesit nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar falenderuan z. Jasharin dhe z. Demiri për mbështetjen e dhënë.  

Divizioni për Marrëdhënie me Publikun
DRMJ

}