340 - Lajmi Single | Template Website
Organizohet Trajnim Njëditor për Zyrtarët Mbrojtës

19/03/2020

05 maj 2014

Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale ofroi trajnim njëditor për zyrtarët mbrojtes të institucioneve publike dhe private.
Trajnimi, i cili u mbajt të hënën (05 maj 2014) kishte për qëllim ofrimin e njohurive shtesë për zyrtarët mbrojtës lidhur me procesin e regjistrimit të institucionit/organizatës, në cilësinë e subjekteve kontrolluese dhe përpunuese të të dhënave personale.
Ligjerata e trajnimit u kryesua nga zv. Mbikëqyrësi Kryesor Shtetëror, z. Mentor Hoxhaj,  pasuar nga  Drejtori i Departamentit Ligjor z. Valon Kryeziu, i cili ofroi sqarime rreth katalogut të sistemeve të dosjeve. Mes tjerëve, Udhëheqësi i Divizionit të Regjistrimit prezantoi  rreth plotësimit të formularëve përkatës me temën ‘Baza e të Dhënave dhe Regjistrit të Njoftimeve -Puna Praktike e Kontrolluesve’.
Trajnimi zgjati rreth dy orë, me ç’rast të pranishmit theksuan se, përveç njohurive përkatëse rreth temave që u prezantuan, ata morën njohuri të përgjithshme rreth funksionit të Agjencisë Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.
Po ashtu, ata vlerësuan se njohuritë e fituara nga këto prezantime ishin mjaft të dobishme për pozitën e tyre brenda institucioneve të tyre si zyrtarë mbrojtës të të dhënave personale.

Divizioni për Marrëdhënie me Publikun
DRMJ

}