Miratohet Raporti Vjetor i Punës së Agjencisë Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale
19/03/2020
07 maj 2014
Mbledhja e djeshme nën kryesimin e nënkryetarit të Kuvendit të Kosovës z. Xhavit Haliti, shqyrtoi dhe miratoi raportet e agjencive të pavarura të Republikës së Kosoves.
Deputetet të cilët hodhën në diskutim çështje që kishin të bënin me funksionimin e Agjencisë, përmbanin kryesisht lëvdata për sfidat e tejkaluara, si dhe për sukseset e arritura edhepse është një institucion relativisht i ri. Veç këtyre pati disa kritika, që ishin kryesisht të natyrës jo shumë serioze.
Një aspekt të rëndësishëm e përmendi nënkryetari z. Xhavit Haliti duke theksuar se ekziston një moskoordinim dhe bashkëpunim në mes të kësaj Agjencie me Agjencinë Antikorrupsion, sepse njëra është themeluar për mbrojtjen e të dhënave, kurse tjetra e bënë zbulimin e tyre. Megjithatë, raporti mori shumicën e votave të deputetëve, pa ndonjë vërejtje serioze.
Me këtë rast, udhëheqësi i Agjencisë Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale z. Jashari, shprehë falenderim deputetëve që votuan këtë raport, duke theksuar se ky veprim për institucionin tonë është vlerësim dhe miratim i punës njëvjeçare të stafit përbërës të Agjencisë.
Divizioni për Marrëdhënie me Publikun
DRMJ