338 - Lajmi Single | Template Website
Komunikatë - Komuna e Graçanicës
Komunikatë - Komuna e Graçanicës

19/03/2020

Në bazë të planit vjetro të punës të Agjencisë Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Mbikëqyrësi Shtetëror z.Ramadan Qehaja ka bërë një inspektim në komunën e Graçanicës.

Gjatë inspektimit janë trajtuar disa çështje të rëndësishme e që kanë të bëjnë me nevojën e caktimit të një zyrtari për mbrojtjen e të dhënave personale, sistemit të video vëzhgimit në ndërtesë të komunës, hyrjet dhe daljet nga ndërtesa (aspektet e sigurisë) etj.

Posaçërisht duhet thekësuar se përkushtimi i Drejtorit të Administratës, i cili e ka shoqëruar Mbikëqyrësin gjatë inspektimit ka qenë shumë korrekt duke i pranuar këshillat dhe sugjerimet të cilat gjatë inspektimit janë dhënë.

Pas inspektimit është formësuar procesverbali i cili si i tillë është pranuar dhe konform këtij procesverbali Mbikëqyrësi ka marrë vendim këshillues i cili i u është dorëzuar organave kompetente të Komunës së Graçanicës.

Me datë 21 të këtij muaji në formë të shkruar Agjencia është informuar nga Drejtori i Administratës së komunës së Graçanicës për ndërmarrjen e veprimeve konform vendimit këshillues të dhënë nga Mbikëqyrësi Shtetëror. 

}