336 - Lajmi Single | Template Website
NJOFTIM
NJOFTIM

19/03/2020

21 maj  2014

Këshilli i Agjencisë Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, në mbledhjen e fundit të mbajtur më 06.05.2014, ka shqyrtuar mundësinë e shfrytëzimit të marketingut të drejtëperdrejtë nga ana e partive politike me rastin e fushatës zgjedhore. Në kuadër të kësaj është diskutuar lidhur me masat që duhet të ndërmerren me qëllim që marketingu i drejtëpërdrejtë të bëhet në pajtim me ligjislacionin në fuqi, me fokus mbrojtjen e të dhënave personale dhe privatësisë së qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Për këtë qëllim, më 20.05.02014 është organizuar takim pune me zyrtarët për mbrojtjen e të dhënave personale të operatorëve të telefonisë mobile: IPKO, VALA  dhe Z-MOBILE, ku është diskutuar dhe është arritur pajtueshmëri që:

·     Marketingu i drejtëpërdrejtë të jetë i mundshëm vetëm me pëlqimin e qytetarëve të Republikës së Kosovës;

·     Qytetarit t`i garantohet e drejta për të kundërshtuar marketingun e padëshiruar;

·     Marektingu i drejtëpërdrejtë do të realizohet nga ora 08:00, deri në orën 20:00.

Me këtë rast, njoftojmë partitë politike dhe kandidatët për deputetë, se çdo dërgim i mesazheve të shkruara (sms-ve) me qëllim promovimi, pa pëlqimin e qytetarit, përbën shkelje të legjislacionit në fuqi.

Divizioni për Marrëdhënie me Publikun
DRMJ
Agjencia Shtetërore Mbrojtjen e të Dhënave Personale

}