Mbikqyrësi Kryesor Shtetëror z. Ruzhdi Jashari mori pjesë në puntorinë ‘’Klasifikimi i Informacionit dhe Mbrojtja e të Dhënave Personale’’
19/03/2020
Organizimi i cili u mbajt nën përkujdesjen e OSBE-së në Kosovë, mblodhi përfaqësues nga Ministria e Administratës Publike, përfaqësues të nivelit komunal, gjegjësisht zyrtarë mbrojtës për të dhënat personale, të Agjencisë Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave si dhe përfaqësues të OSBE-së.
Qëllimi i këtij takimi ishte diskutimi rreth Ligjit për Qasje në Dokumente Publike dhe Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale - gjendja reale e funksionalizimit të tyre në Kosovë. Pikat kryesore të cilat karakterizuan këtë punëtori kishin të bënin rreth klasifikimit të informacionit, qasjes në dokumete publike, kërkesat, ankesat rreth qasjes në dokumente publike, caktimi i zyrtarit mbrojtës në institucionet publike dhe ato private, harmonizimi i këtyre ligjeve mes vete, etj.
Z. Jashari bëri një prezantim të përgjithëshëm mbi zhvillimin dhe funksionimin e Agjencisë duke vënë theks të veçantë në zbatueshmërinë e Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, si dhe lidhshmërinë e tij me temat përkatëse.
Në përmbyllje të punëtorisë, përfaqësuesi i OSBE-s z. Krenar Loshi theksoi se si nevojë e menjëhershme është caktimi i zyrtarit mbrojtës në nivel komunal, që të kemi rezultate ndërinstitucionale dhe se mospërmbushja e këtyre dispozitave përbën shkelje të drejtpërdrejtë të Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.
Divizioni për Marrëdhënie me Publikun
ASHMDHP