333 - Lajmi Single | Template Website
Z. Jashari në takim pune në Ambasadën Turke në Prishtinë

19/03/2020

Prishtinë, 01 korrik 2014

Zv. Ambasadori i Turqisë në Kosovë z. Volkan Bashman ftoi z. Jashari në takim për të biseduar rreth disa çështjeve me interes të përbashkët për të dyja institucionet.
Takimi kishte për qëllim vënien e kontakteve mes Agjencisë Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe Ambasadës Turke. Me këtë rast, palët njoftua njëra tjetrën me të arriturat, bashkëpunimin e tyre në të ardhmen dhe ngritjen e vetëdijes së qytetarëve të Republikës së Kosovës në fushën e mbrojtjes së të dhënave personale. Me interes të veçantë u bisedua rreth aspektit të transferimit ndërkombëtar të të dhënave personale, si dhe domosdoshmërinë e përmbushjes së standardeve të kërkuara nga Komisioni Evropian dhe BE-ja në fushën e mbrojtjes së të dhënave personale.

Në fund, të dyja palët u dakorduan që me autoritetin kompetent të kësaj fushe në Republikën e Turqisë të niset bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes së të dhënave personale dhe privatësisë së qytetarëve, duke pasur parasysh fluksin shumë të madh të qarkullimit midis dy vendeve tona.

Divizioni për Marrëdhënie me Publikun
DRMJ

}