332 - Lajmi Single | Template Website
VIZITA STUDIMORE NE AUTORITETIN POLAK TE MBROJTJES SE TE DHENAVE PERSONALE

19/03/2020

Warshavë, 10.07.2014

Në saje të projektit IPA, përfaqësues të Këshillit dhe të nivelit drejtues të Agjencisë Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, zhvilluan një vizitë studimore katërditore në Zyrën e Inspektorit të Përgjithshëm të Mbrojtjes së të Dhënave Personale në Warshavë të Polonisë.
Me qëllim të shkëmbimit të përvojës dhe praktikave më të mira gjatë 16 viteve të funksionimit të këtij autoriteti, Zyra e  Inspektorit të Përgjithshëm kishte organizuar prezentime të përditshme nga udhëheqësit e departamenteve dhe ekspertët e fushave të caktuara për delegacionin e ASHMDHP-së.
Në fjalimin mikpritës, z. Wojciech Wiewiorowski, Inspektor i Përgjithshëm i autoritetit polak të mbrojtjes së të dhënave personale, përfshiu edhe një ligjerim rreth përparësive bazë të autoritetit polak, detyrave të tij rreth inspektimit dhe bashkëpunimin ndërkombëtar, për të vazhduar pastaj me shpalosjen e historikut të GIODOs (autoriteti polak) me një qasje krahasuese me autoritetet tjera homologe evropiane.
Pas falenderimit për mikpritjen, z. Jashari paraqiti një prezentim të delegacionit të tij dhe të autoritetit që udhëheq.
Gjatë katër ditëve të vizitës studimore me program të ngjeshur ligjeratash të karakterit prezentues dhe informues, përfaqësuesit e ASHMDHP-së patën rastin, jo vetëm të dëgjojnë praktikat më të mira dhe përvojën e kolegëve të tyre polake, por edhe të zhvillojnë diskutime, shtrojnë pyetje, bëjnë krahasime të përvojave të dyanshme.
Në ditën e dytë të kësaj vizite, Mbikëqyresi Kryesor Shtetëror z. Jashari, mes agjendës së rregullt, takoi edhe z. Haxhi Dulla, Kryetarin e Shoqatës Shqiptaro-Polake me seli në Warshavë, me ç'rast diskutuan rreth mundësive të shtrirjes së bashkëpunimit në nivelin nacional mes Kosovës e Polonisë në sfera të ndryshme.
Fokusi i prezentimeve të ekspertëve të autoritetit polak ishte rreth temave si në vijim:
- Aktivitetet Edukative të GIODOs;
- Shqyrtimi i ankesave;
- Komunikimi elektronik;
- Regjistrimi i dosjeve të të dhënave, kontrolli paraprak dhe platforma e komunikimit elektronik me platformën e-GIODO;
- Metodologjia e inspektimit;
- Shfrytëzimi i burimeve të jashtme për përpunimin e të dhënave personale;
- Siguria e të dhënave;
- Përpunimi i të dhënave personale për qëllime të fushatave elektorale;
- Funksionimi i administratorit të sigurisë së informacionit në Poloni;

Ligjerimi i fundit ishte organizuar nga përfaqësuesit e Shoqatës së Administratorëve të Sigurisë së Informacionit, që te ne njihet si pozita e zyrtarit mbrojtës në institucionet shtetërore dhe private.

Në ditën e fundit të kësaj vizite studimore, sipas agjendës së paraparë, z. Jashari dhe z. Wojciech Wiewiorowski, në një ceremoni formale, nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi, në cilësinë e udhëheqësve të dy autoriteteve homologe.

Në përgjithësi, kjo vizitë u cilësua nga përfaqësuesit e të dy autoriteteve si shumë e dobishme dhe premtuese për thellimin e bashkëpunimit të mëtejmë.

Divizioni për Marrëdhënie me Publikun
DRMJ

}