330 - Lajmi Single | Template Website
Agjencia Trajnon Stafin për Zbatimin e Standardit rreth Sigurisë së Informacionit

19/03/2020

8 shtator 2014

Në kuadër të Projektit IPA të Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë në mbështetje të institucioneve të Kosovës në fushën e mbrojtjes së të dhënave personale, trembëdhjetë zyrtarë të Agjencisë ndoqën trajnimin gjashtëditor mbi sistemin menaxherial të sigurisë së informacionit sipas Standardit ISO 27001. 
Trajnimi u zhvillua në ambientet e Hotelit ‘Trofta’ në Istog me një agjendë të ngjeshur gjatë pesë ditëve të ligjerimit nga trajnuesi Lekë Zogaj (ISO ekspert); ndërsa në ditën e gjashtë u organizua testimi i zyrtarëve të ASHMDHP-së të cilët ndoqën këtë trajnim, për të vlerësuar nivelin e  nxënies së njohurive themelore lidhur me zbatimin e Standardit ISO 27001.
Mbikëqyrësi Kryesor Shtetëror z. Jashari dha komentet e tija mirëseardhëse në hapjen e seancës së parë të trajnimit dhe në ditën e fundit foli rreth ndikimit pozitiv që do të ketë marrja e njohurive të reja bazuar në standardin ISO 27001 në punën e përditshme të punonjësve të Agjencisë.
Në përmbylljen e ditës së gjashtë u shpërndanë certifikatat e pjesëmarrjes nga organizatori i trajnimit ‘Human Dynamics.
 
Divizioni për Marrëdhënie me Publikun
DRMJ

}