Tryeza mbi Drejtësinë e Qasshme Mbledh Institucionet Mbikëqyrëse të Sektorit të Drejtësisë
19/03/2020
Prishtinë, 18 nëntor 2014
Në kuadër të fushatës ‘Drejtësia dhe Qytetarët’ të organizuar në Hotelin ‘Sirius’ u mblodh një tryezë me pjesëmarrje të përfaqësuesve udhëheqës të institucioneve mbikëqyrëse të sektorit të drejtësisë, të cilën e nderoi edhe pjesëmarrja e Ambasadores së SHBA-së, Shkëlqësia e Saj Tracy Ann Jacobson.
Qëllimi i kësaj tryeze ishte inkurajimi i një diskutimi dinamik për çështjet e rëndësishme të cilat ndikojnë në besimin e qytetarëve në sistemin e drejtësisë, duke eksploruar fushat e konsensusit si dhe pikat të cilat vështirësojnë komunikimin në mes të qytetarëve dhe zyrtarëve qeveritarë, si dhe zhvillimi i zgjidhjeve kreative dhe qasja më e mirë për ta rritur besimin e qytetarëve në sistemin e drejtësisë. Veç kësaj, kjo tryezë shpalosi diskutime rreth qasjes së qytetarëve në proceset disiplinore, si dhe pavarësinë e mekanizmave diciplinorë në sektorin e drejtësisë.
Tryeza u organizua në dy panele. Rreth temës ‘Qasja në Proceset Diciplinore’ të panelit të parë, folën: Vahid Limani, Drejtor i Departamentit te Administratës dhe Sekretariatin e KGJK‐së; Ruzhdi Jashari, Mbikëqyrës Kryesor i Agjencisë Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale; Yll Zekaj, Drejtor Ekzekutiv i OAK-së, dhe Furtuna Sheremti, BIRN.
Në kuadër të diskutimeve të zhvilluara të këtij paneli, z. Jashari, në fjalimin e tij u përqendrua kryesisht në trajtimin e të drejtave të qytetarëve për t’u qasur në dokumentet publike në raport me mbrojtjen e të dhënave personale.
Për më tepër, z. Jashari theksoi se Agjencia, në praktikën e saj të deritanishme është shquar me aplikimin e masave të buta ndaj subjekteve kontrolluese, duke ofruar rekomandime, këshilla, opinione, etj., me qëllim të sensibilizimit dhe ndërgjegjësimit të palëve me potencial për të shkelur Ligjin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, duke shmangur kështu, për aq sa të ketë mundësi, shqiptimin e gjobave që i ka në mandatin e saj ligjor.
Paneli i dytë, i përbërë prej Zef Prendrecajt, Drejtor i Prokurorisë Diciplinore; Dastid Pallaska, Kryetar i Komitetit Diciplinor në OAK; dhe Valbona Osmani nga Inspektorati Policor i Kosovës, diskutoi rreth temës ‘Pavarësia e Institucioneve Diciplinore’.
Tryeza e moderuar nga z. Hilmi Jashari nga CRPK dhe z. Betim Musliu nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, përmbylli diskutimet, që u vlerësuan mjaft produktive, me një drekë të përbashkët për pjesëmarrësit që dhanë kontributin e tyre në këto diskutime.
Divizioni për Marrëdhënie me Publikun
DRMJ
ASHMDHP