Përpunimi i të Dhënave Personale në Sektorin e Zbatimit të Ligjit
19/03/2020
Prishtinë, 17 nëntor 2014
Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen të Dhënave Personale, nën organizimin e Projektit IPA "Mbështetje për Institucionet e Kosovës në Fushën e Mbrojtjes së të Dhënave Personale" mbajti punëtorinë me temën "Përpunimi i të Dhënave Personale në Sektorin e Zbatimit të Ligjit”. Qëllimi i kësaj punëtorie ishte shpalosja e gjetjeve të vlerësimit fillestar të përputhshmërisë së legjislacionit të rishikuar me Ligjin për Mbrojtjen e të Dhënave.
Hapjen e takimit, duke u ururar mirëseardhje të pranishëmve, e bëri Mbikëqyrësi Kryesor Shtetëror z. Ruzhdi Jashari dhe Dorota Skolimowska, Udhëheqësja e Ekipit nga IPA.
Takimi vazhdoi pastaj me prezantimet e panelistëve, András Jóri, Ekspert Ligjor në IPA - i cili paraqiti temen mbi zhvillimet e reja për mbrojtjen e të dhënave në sektorin e zbatimit të ligjit në Evropë dhe mbështetja e BE-së në lidhje me mbrojtjen e të dhënave në këtë sektor në Kosovë, duke vazhduar pastaj me Mentor Hoxhajn, i cili foli mbi temën ‘’Mbrojtja e të Dhënave dhe Zbatimi i Ligjit - Përvoja e Kosovës’’. Po në këtë temë, për të diskutuar rreth përvojave në vendin tonë, folën dhe përfaqësues nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës, Zyrës së Prokurorisë së Shtetit si dhe përfaqësues nga Policia e Kosovës.
Në përmbyllje u bënë konstatimet kryesore pas vlerësimit fillestar të ligjeve në këtë sektor.
Divizioni për Marrëdhënie me Publikun
DRMJ
ASHMDHP