323 - Lajmi Single | Template Website
Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale përmbyllë vitin 2014

19/03/2020

Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale përmbylli suksesshëm vitin 2014,  i cili u karakterizua me zgjerimin e ndikimit të saj në sensibilizimin e opinionit kosovar rreth mbrojtjes së të dhënave personale dhe të privatësisë, si dhe të përmbushjes së misionit të saj - mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit  Nr. 03/L-172 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.

Për sa i përket pjesës së punës së përditshme në raport me publikun, Agjencisë i janë adresuar për konsultim paraprak 28 projektligje, 20 projekt rregullore, 47 draft udhëzime administrative dhe 23 akte tjera si memorandume të mirëkuptimit, koncept dokumente dhe dokumente të tjera administrative. Është nënshkruar një memorandum bashkëpunimi me Poloninë, gjersa një memorandum i të njëjtit karakter është bërë gati për nënshkrim me autoritetin homolog të Italisë. Marrëveshje dhe memorandum bashkëpunimi në nivel vendi janë bërë me ‘Organizatën e Fëmijëve nga Keqpërdorimet në Internet – FIT; pastaj me Televizionin Publik të Kosovës – RTK; Policinë e Kosovës; Universitetin UBT; Forcën e Sigurisë së Kosovës; Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë; Qeverinë e Kosovës - Drejtoria e Gazetës Zyrtare të Republikës së Kosovës. Janë organizuar tryeza të rrumbullakëta e konferenca në fushën e mbrojtjes së të dhënave me institucionet e sektorit privat dhe atij publik, sektorin e zbatimit të ligjit Këshillin Gjyqësor, Prokurorinë, gjykatat e Policinë. Vetëm për këtë vit, Agjencia ka bërë 100 inspektime, ku përfshihen organet qendrore, publike lokale, kompanitë private dhe publike. Inspektimet janë pjesë e rëndësishme për Agjencinë, me anë të të cilave mbikëqyret zbatimi ose moszbatimi i Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale. Ngritja e kapaciteteve të brendshme të Agjencisë u bë në fushën e inspektimeve, standardeve të sigurisë - 27001, sektorin e zbatimit të ligjit, drejtimin e akteve ligjore, në sektorin e financave, dhe administratë.
Agjencia, po ashtu është anëtarësuar në Konferencën Ndërkombëtare të Mbrojtjes së të Dhënave Personale me të drejta të plota, konferencën pranverore të autoriteteve të BE-së ‘’Spring Conference’’, vëzhguese permanente në autoritetet frankofone të mbrojtjes së të dhënave personale. Veç kësaj është marrë konfirmimi i anëtarësimit të plotë me të drejta të barabarta në mekanizmin e autoriteteve të mbrojtjes së të dhënave personale të Evropës Juglindore dhe po ashtu, Agjencia është anëtarësuar në rrjetin ndërkombëtar ‘’GPEN’’ të autoriteteve të fuqishme të 38 shteteve kryesisht të OECD-së.
Në pjesën e dytë të vitit 2014 kemi filluar me projektin ‘’Privatësia në Epokën Dixhitale’’, projekt ky i cili ka për qëllim ndërgjegjësimin e qytetarëve rreth mbrojtjes së të dhënave, projekti është realizuar me prezantime nga aktere të fushave të ndryshme që kanë lidhshmëri të drejtpërdrejtë me të dhënat personale. Fokus grupi i këtij projekti ishin nxënësit e klasave të dymbëdhjeta të shkollave të mesme. Rezultatet, përmbyllja e këtij projekti do bëhet me 28 janar 2015, në Ditën Ndërkombëtare të Privatësisë, ku pritet të tregohet suksesi i tyre në zhvillimin e fushatës së tyre me bashkëmoshatarët e tyre. Në vitin 2015, Agjencia synon t’i rrisë kapacitetet e saj në sensibilizim të opinionit rreth mbrojtjes së të dhënave personale, vazhdimin e vetëdijesimit të kontrolluesve publik e privat lidhur me mbikëqyrjen dhe zbatimin e Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale. Gjithashtu, Agjencia, do te shtojë aktivitetin e vet në mbrojtjen e të dhënave personale në sektorin e zbatimit të ligjit dhe të mediumeve. Bashkëpunimi me institucionet qendrore dhe lokale, shoqërinë civile dhe institucionet simotra jashtë vendit mbetet preokupim i përhershëm i Agjencisë.

}