Agjencia Mbajti Punëtorinë e Radhës me Zyrtarët Mbrojtës të Komunave në regjion të Prishtinës
19/03/2020
2 Qershor 2015
Mungesa e dijenisë specifike rreth implementimit të ligjit për Qasje në Dokumente Publike dhe atij për mbrojtjen e të Dhënave Personale nga zyrtarët përgjegjës të komunave, ka shtyrë OSCE-në të organizoj një punëtori të këtij niveli në të gjitha regjionet e Kosovës. Kjo me qëllim që t’i mundësohet zyrtarëve për Mbrojtjen e të dhënave personale që të jenë sa më të informuar rreth kësaj çështje. Kështu tha organizatorja e këtij projekti nga OSCE znj. Nensi Jasharaj.
Mbikëqyrësi Kryesor Shtetëror edhe kësaj radhe si në punëtorit tjera, bëri një prezantim të përgjithshëm të Agjencisë, rolin dhe funksionin e saj në trajtimin e çështjeve që kanë të bëjnë me Mbrojtjen e të Dhënave Personale.
Valon Kryeziu, drejtori i zyrës ligjore në ASHMDP, bëri prezantimit të tij ‘’Mbrojtja e të Dhënave Personale në Procesin e qasjes në dokumente publike’’, ku theksoi që bashkëpunimi i zyrtarëve të brendshëm komunal, i atij për qasje në dokumente publike dhe atij për mbrojtjen e të Dhënave Personale është tejet i rëndësishëm. Relacion i mirë i këtyre dy zyrtarëve, rezulton në trajtimin e duhur të kërkesave për qasje në dokumente publike njëkohësisht duke zbatuar ligjin për Mbrojtjen e të Dhënave.
Në përmbyllje të këtij takimi u diskutuan raste konkrete me të cilat ballafaqohen zyrtarët komunal në regjionin e Prishtinës. Përfaqësuesit e Agjencisë ishin në gatishmëri për çdo pyetje dhe interesim të tyre që kishte të bënte me ligjin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale. Qasja në dokumente publike dhe Mbrojtja e të dhënave janë dy çështje që përjashtojnë njëra tjetrën por njëkohësisht ndërlidhen shumë mes vete. Për këtë dimension të këtyre dy ligjeve ishte edhe qëllimi kyç i organizimit të këtij projekti në nivel komunal, me idenë që sa më shumë të përmirësohet procesi i qasjes në dokumente publike duke u konsultuar me organin kompetent për Mbrojtjen e të Dhënave ASHMDP-n.
Si synim i yni për të ardhmen mbetet ngritja e kapaciteteve të mëtejmë dhe mbështetja për zyrtarët gjegjës komunal, ku në bashkëpunim me OSCE-në parashihet një ‘’Manual’’ ku do të ketë opinione zyrtare dhe konkrete nga ana e Agjencisë që do ia lehtësoj punën këtyre zyrtarëve.