303 - Lajmi Single | Template Website
Tryezë e Rrumbullakët rreth Vizionit për Zhvillimin e Agjencisë

19/03/2020

Në vazhdën e diskutimeve të vazhdueshme me ekspertë ndërkombëtarë, të angazhuar nga Komisioni Evropian, rreth zhvillimeve aktuale në Agjenci, si dhe lidhur me mundësinë e inicimit të ndryshimeve brenda strukturës së saj, Zyra e BE-së, përmes Projektit IPA, në bashkëpunim të ngushtë me Agjencinë, organizoi tryezën e radhës me të ftuar nga institucione shtetërore si dhe nga shoqëria civile.Kjo tryezë e rrumbullakët u mbajt në Hotelin ‘Sirius’, ku rreth situatës aktuale, definimin e problemeve, si dhe prirjet e përgjithshme në strategjinë shtetërore për mbrojtjen e të dhënave personale, foli Dr. Andras Jori, ish Komisioner i Mbrojtjes së të Dhënave Personale të Hungarisë, aktualisht udhëheqës i ekipit në kuadër të Porjektit IPA.Diskutimet rreth objektivave të paracaktuara në dokumentin e strategjisë së mbrojtjes së të dhënave personale për periudhën 2014 – 2017 i nisi znj. Natasha Pirc, ish Komisionere për Informim e Sllovenisë. Midis të pranishëmve u nxitën diskutime mbi vizionin, objektivat e përgjithshme dhe specifike të strategjisë për periudhën 2017-2021, duke përfshirë këtu ligjet sektorale që do të zbatohen, nevojat e mëtejme për ndërtimin e kapaciteteve etj. Diskutimet e kësaj tryeze shënuan vetëm fillimin e debatit të nisur për shqyrtimin e mundësive për amandementimin e Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, si rrjedhojë e ndjekjes së trendit ndërkombëtar të zhvillimeve brenda institucioneve homologe. 

}