NJOFTIM PËR MEDIUME
19/03/2020
Prishtinë / 25 shtator 2015
Në kuadër të lancimit të fushatës njëjavore, e cila u zhvillua në gjashtë komunat më të mëdha të vendit (Gjilan, Ferizaj, Prizren, Pejë, Mitrovicë dhe Gjakovë), Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale përmbylli fushatën informuese/vetëdijesuese me qytetarë.
Personeli i Agjencisë, duke ngritur dy stenda në hapësirat më të frekuentuara, që në orët e para të mëngjesit fillonte komunikimin e drejtpërdrejtë me qytetarë duke u shpërndarë materiale promovuese (fletëpalosje, broshura, kapela, flamuj etj., me llogo të Agjencisë dhe mbishkrimin ‘Kujdestari i Privatësisë’).
Qëllimi i kësaj fushate ishte vetëdijesimi i qytetarëve rreth të drejtave të tyre (si subjekte të të dhënave personale) mbi privatësinë. Zyrtarët e Agjencisë Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, përmes kësaj fushate simbolike, e dhanë edhe një provë shtesë se autoriteti i vetëm i mandatuar për të mbrojtur privatësinë e qytetarëve është i përkushtuar që t’i trajtojë të gjitha ankesat e tyre, duke e shtrirë ndikimin e saj te përpunuesit e të dhënave personale, që këto të fundit t’i përpunojë në mënyrë të ligjshme, të paanshme, duke mos e cenuar privatësinë e askujt.
Duke komunikuar me kalimtarët e rastit, zyrtarët e Agjencisë, të udhëhequr nga z. Jeton Arifi / Drejtor i Departamentit për Komunikim me Publikun, inkurajuan ata që t’i drejtohen Agjencisë për çdo shqetësim që mund ta kenë për sa i përket keqpërdorimit të mundshëm të të dhënave të tyre personale.
Qytetarët, mes tjerash u njoftuan rreth fushëveprimit të Agjencisë, vendndodhjes së saj (zyrave në Prishtinë) dhe atyre sugjerua që të klikojnë sa më shpesh në web faqen zyrtare të këtij autoriteti www.amdp-rks.org si dhe adresën e tij në Facebook www.facebook.com/ASHMDHP
për t’u njoftuar rreth më te rejave të fundit në këtë fushë, si dhe për të paraqitur ankesat e tyre në formularin elektronik.
Vlenë të theksohet se kjo fushatë u realizua në partneritet me Kompaninë ‘DOCMAN’, e cila është pjesë e Grupit REISSWOLF.