Në Tiranë Agjencia Prezentohet në Punëtorinë e 27-të Ndërkombëtare të Trajtimit të Rasteve Specifike
19/03/2020
30 shtator 2015
Nën organizimin e Komisionerit për Informim dhe Mbrojtje të të Dhënave të Shqipërisë, në Tiranë u organizua punëtoria e 27-të me radhë e karakterit ndërkombëtar, ku u shpalos trajtimi i rasteve specifike nga autoritetet evropiane.
Punimet ishin ndarë në pesë seanca të rregullta, brenda të cilave përfaqësues të autoriteteve homologe paraqitën prezentimet e tyre rreth rasteve më specifike që kishin trajtuar kohëve të fundit, ndërsa një seancë shtesë në ditën e dytë të punëtorisë ishte rezervuar për kontrolluesit e të dhënave nga sektori privat.
Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale u prezentua në ditën e dytë të punëtorisë, me ç’rast u elaborua tema mbi trajtimin e rasteve të përpunimit të të dhënave biometrike në Kosovë. Vendi ynë u përfaqësua nga z. Ruzhdi Jashari / Mbikëqyrës Kryesor Shtetëror, z. Jeton Arifi / Drejtor i Departamentit të Regjistrimit dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare, ndërsa nga Zyra e Kryeministrit ishte i pranishëm z. Ismet Cakiqi / Zyrtar për Komunikim me Publikun.
Prezentimin në gjuhën angleze në emër të delegacionit të Kosovës e bëri z. Jeton Arifi, i cili, mes tjerash u përqendrua në ndarjen e përvojës me kolegët nga shtetet evropiane në trajtimin e rasteve të përpunimit të të dhënave biometrike në saje të pajisjeve të teknologjisë së avancuar, kur të dhënat personale nuk ruhen nëpër serverët e kontrolluesit të të dhënave, por subjekti i të dhënave i bartë këto të dhëna me vete.
Të pranishmit e kësaj punëtorie, e cila u mbajt midis 27 dhe 29 shtatorit 2015, në fund shprehën përshtypjet superlative rreth organizimit me nivel të lartë nga nikoqiri z. Besnik Dervishi / Komisioner i Informimit dhe Mbrojtjes së të Dhënave të Republikës së Shqipërisë.