299 - Lajmi Single | Template Website
Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale mbajti punëtorinë e radhës me zyrtarët mbrojtës të sektorit financiarë

19/03/2020

08 tetor 2015, Prishtinë.Nën organizim të projekti të BE-së "Mbështetje për Institucionet e Kosovës në Fushën e Mbrojtjes së të Dhënave Personale" në bashkëpunim me ASHMDHP-n u realizua punëtoria që për qëllim kishte, të ndajë përvojat në lidhje me zbatimin e ligjit për mbrojtjen e të dhënave nga bankat dhe institucionet financiare.Të pranishmit i përshëndeten, z. Andras Jori-udhëheqës i ekipit, projekt i financuar nga zyra e BE-s, znj. Nora Forgaces-eksperte kyqe nga IPA, z. Ruzhdi Jashari-Mbikëqyrës Kryesorë Shtetërorë, i cili falënderoi zyrtarët mbrojtës, për gatishmërinë dhe bashkëpunimin e tyre me Agjencinë. Zëvendës Mbikqyësi Kryesorë z. Bekim Demiri, njëkohësisht udhëheqës i kësaj punëtorie, bëri një prezantim të shkurtër të Agjencisë nga fushveprimtaria e saj në sektorin bankar dhe ai financiarë. Për të shkëmbyer përvojat në këtë fushë protagonist kryesor i kësaj tryeze ishte përfaqësuesi nga Agjencia për Mbrojtjen e të Dhënave Personale në Spanjë z. Luis De Salvador, i cili para të pranishmëve shpalosi njohurit dhe përvojat nga institucioni homolog, informacione të cilat ishin shumë në interes për zyrtarët për Mbrojtjen e të Dhënave Personale në Kosovë, ku një nga sfidat kryesore të këtyre bizneseve tani dhe në të ardhmen do të jetë ‘Mbrojtja e të dhënave personale’. Ndër te tjera z. Salvador dha një mesazh shumë të qartë për të pranishmit ‘Me të dhënat Personale nuk ka biznes’ duhet të jeni shumë të kujdesshëm në këtë pjesë që të ruani kredibilitetin e Institucionit tuaj. 

}