293 - Lajmi Single | Template Website
KONFERENCA “QASJA NE DOKUMENTA ZYRTARE”
KONFERENCA “QASJA NE DOKUMENTA ZYRTARE”

19/03/2020

Podgoricë, 20.11.2015

Të nderuar pjesëmarrës të kësaj konference,

Po shfrytëzoj rastin që të falenderoj organizatorët dhe kryesuesin e kësaj konference z. Muhamed Gjoka nga autoriteti homolog i Malit të Zi, i cili, në bashkëveprim me përfaqësuesin e OSBE-së, kanë mbledhur përfaqësuesit e institucioneve rajonale të mandatuara për të mbrojtur të drejtën e qytetarëve tanë për qasje në dokumente publike.
Sot, para jush do të shpreh qasjen time, në cilësinë e titullarit të autoritetit të vetëm të Republikës së Kosovës, të mandatur për mbikëqyrjen e përpunimit të ligjshëm të të dhënave personale, lidhur me të drejtën e informimit, respektivisht qasjen në dokumente publike.
E drejta për qasje në dokumente publike në Republikën e Kosovës është duke u ushtruar nga qytetarët në mënyrë të drejtpërdrejtë përmes zyrtarëve për qasje në dokumente të institucioneve shtetërore. Ligji aktual është duke iu nënshtruar amandamentimeve për të rregulluar edhe më më shumë procedurat e qasjes, dhe jo vetëm. Instancë e dytë, aktualisht është Institucioni i Avokatit të Popullit, ku qytetarët adresojnë ankesat e tyre sa herë që kërkesat e tyre nuk trajtohen brenda afatit ligjor.
Në ndjekje të trendit regjional, institucionet e Republikës së Kosovës, në bashkëpunim me Zyrën e Bashkimit Evropian janë duke punuar në përmirësimin e kornizës ligjore që mbulojnëfushën e të drejtës për qasje në dokumente publike dhe mbrojtjen e të dhënave personale, e cila, ushtrimi i të cilave po dëshmohet si linjëveprim praktik duke qenë i fuzionuar brenda një ombrelle të vetme.
Meqenëse ekzistojnë pritje të bazuara që Agjencisë do të mund t’i jepet manadati ligjor për të mbikëqyrur edhe të drejtën e qasjes në dokumente publike, duke shfrytëzuar precedecën e krijuar në vendet e rajonit.
Ndërkohë, më lejoni që shkurtimisht të ju informoj lidhur me veprimtarinë aktuale të Agjencisë Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, duke shpalosur para jush edhe vizionin e saj ndaj sfidave të pritura në të armdhmen e afërt.   

Duke zbatuar mandatin e saj ligjor, Agjencia, ka vepruar në përputhje proporcionale me gjetjen e ekuilibrit midis mbrojtjes së të dhënave personale dhe interesit publik, ku çdo herë ka dominuar fryma e respektimit të ligjit dhe interesit thelbësor publik.
Agjencia tashmë ka ngritur kredibilitetin e vet brenda Kosovës, në rajon dhe më gjerë. Theksoj se ne bashkëpunojmë ngusht me të gjitha institucionet në rajon dhe mekanizmat në nivel rajonal, evropian dhe ndërkombetar.

Institucioni që drejtoj unë, gjithashtu ka dhënë komentet dhe opinionet e veta në lidhje me kërkesat e parashtruara nga institucione shtetërore të nivelit lokal dhe qëndror, organizatat joqeveritare, mediumet e shkruara dhe ato elektronike, kompanitë private, sektori bankar etj. Në kuadër të punëve të përditshme, Agjencia është ballafaquar edhe me kërkesa për dhënien e mendimeve në lidhje me qasjen në dokumente publike kundruall mbrojtjes së të dhënave personale dhe privatësisë së individit.

Kushtetuta e Republikës së Kosovës garanton të drejtën e qasjes në dokumente publike, sikurse të drejtën e mbrojtjes së të dhënave personale.

Tashmë, në shumë institucione shtetërore e private, Agjencia ka kryer afër katërqind inspektime dhe kontrolle, gjersa është duke u zhvilluar edhe regjistrimi i dosjeve në Agjenci, ku fokus i tërë kësaj pune është mbikëqyrja dhe zbatimi i Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale. 

Të nderuar të pranishëm,
Caktimi me shkrim i zyrtarëve për mbrojtjen e të dhënave personale simbolizon një procedurë, të cilën, Agjencia, me përkushtim të madh, ka arritur ta zbatojë në masë të madhe në shumicën dërmuese të institucioneve shtetërore dhe në një numër të konsifderueshëm të organizatave biznesore private. Në këtë drejtim janë kryer edhe shumë trajnime e ekspertiza me këta zyrtarë të ndihmuar edhe nga Bashkimi Evropian, përmes projektit IPA. Duke vlerësuar të domosdoshëm aspektin edukativ të zyrtarëve për mbrojtjen e të dhënave personale, në bashkëpunim me ekspertët e mbrojtjes së të dhënave personale, Agjencia ka hartuar linjëveprimin e përgjithshëm për këta zyrtarë.
E drejta për qasje në dokumente publike dhe mbrojtja e të dhënave personale janë dy të drejta ngusht të lidhura dhe balancimi i këtyre të drejtave, duke siguruar të drejtën e qasjes në dokumente publike dhe mbrojtjen e të dhënave personale.
Siç theksova më sipër, në Kosovë, qasja në dokumente publike nuk menaxhohet nga ndonjë autoritet i vaçantë. Kështu, në këtë drejtim, Agjencisë i është drejtuar një numër i konsideruar i kërkesave për qasje në dokumente publike nga shoqeria civile, mediumet, institucionet dhe individët, pavarësisht që mandat kushtetues dhe ligjor, Agjencia është e mandatuar vetëm për mbikëqyrjen e zbatimit të LMDHP-së. Në përputhje me obligimet tona ligjore, gjatë këtij viti kemi nxjerrë rreth 30 opinione, kemi ofruar përgjigje dhe kemi dhënë këshilla e nxjerrë vendime për më tepër se 180 kërkesa, ku shumica e tyre ndërlidhej me qasjen në dokumente publike. Opinionet e Agjencisë, gjithnjë kanë pasur primar interesin publik për t`u informuar dhe të drejtën e privatësisë në anën tjetër.
Të mbështetur nga OSBE-ja, vitin e kaluar, Agjencia, në nivel lokal, në pesë regjione ka organizuar punëtori lidhur me mbrojtjen e të dhënave personale dhe qasjen në dokumente publike me zyrtarët komunalë, shoqërinë civile dhe mediumet.
Pavarësisht vendimeve të nivelit qeveritar lidhur me akreditimin e mbikëqyrjes së të drejtës për qasje në dokumente publike, Agjencia mbetet e përkushtuar në mandatin ekzistues, por edhe e hapur dhe e gatshme për të marrë përsipër mandatin shtesë rreth zbatimit të ligjit për qasej në dokumente publike, nëse ekspertët e fushës vendorë dhe ndërkombëtarë do të vlerësojnë se një mandat i këtillë duhet të merret përsipër nga ASHMDHP.
Në fund fare, ju falenderoj për vëmendjen dhe mirëpres çfarëdo pyetje që mund të keni.

}