Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale Përmbyllë Suksesshëm Vitin 2015
18/03/2020
Sfidat për mbrojtjen e privatësisë po shtohen me zhvillimin e hovshëm të teknologjisë, e paralel me to ASHMDHP po mobilizon kuadrot e veta duke investuar në ndërtimin e kapaciteteve intelektuale për të shërbyer si mburojë ligjore ndaj cenimeve të privatësisë së qytetarëve dhe kontrolluesve
30 dhjetor 2015, Prishtinë
Konferenca Rajonale ‘’Privatësia në Epokën Dixhitale’’ ka shënuar aktivitetin më të madh publik të fillimit të vitit që po lëmë pas.
Agjencia, këtë vit po e përmbyllë suksesshëm, përveç punës së përditshme, këtë vit Agjencia vëmendje të veçantë i kishte dhënë ngritjes së kapaciteteve të zyrtarëve për mbrojtjen e të dhënave personale, me qëllim që përmes tyre të zgjerohet rrjeti i mbikëqyrjes së zbatimit të Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale. Lidhur me këtë, në bashkëveprim të vazhdueshëm me Projektin IPA të BE-së, janë realizuar trajnime të vazhdueshme për këtë kategori zyrtarësh.
Veç kësaj, përgjatë këtij viti, janë bërë 42 njoftime për regjistrim nga subjektet kontrolluese të sektorit publik e privat.
Si rezultat i moszbatimit të ligjit, me vendim të Gjykatës Themelore, të rekomanduar nga ASHMDHP, janë gjobitur dy kompani të mëdha, njëra për marketing të drejtpërdrejtë e tjetra për mosmarrjen e masave ligjore për siguri gjatë përpunimit të të dhënave të qytetarëve.
Në muajin maj, në seancën e konferencës së mbajtur në Durrës, Agjencia u anëtarësua në grupin e autoriteteve për mbrojtjen e të dhënave të Evropës Qendrore dhe Lindore. Anëtarësimi në këtë forum do t’i mundësojë ASHMDHP-së të përfitojë nga përvoja e vendeve të regjionit për të shtrirë më gjerësisht vetëdijesimin e qytetarëve në mbrojtjen e privatësisë së tyre si dhe ngritjen e njohurive në përmbushjen e obligimeve në mbrojtjen e të dhënave personale dhe të privatësisë konform legjislacionit ndërkombëtar në praktikat më të mira në mbrojtjen e të dhënave personale dhe të privatësisë.
Në pjesën e dytë të vitit Agjencia, përveç inspektimeve të zhvilluara me intensitet të shtuar, ka vazhduar me aktivitete sensibilizuese, me qëllim të informimit të qytetareve rreth rolit të Agjencisë, me ç’rast, është realizuar një anketë me qytetarë duke komunikuar drejtpërdrejt me ta, ku si rezultat është vënë re se qytetarët e Kosovës nuk janë shumë të informuar mi privatësinë, autoritetin e mandatuar për zbatimin e LMDHP-së dhe çështjen e të dhënave personale në përgjithësi. Duke marrë shkas nga të gjeturat e hulumtimit të bërë me qytetarë në kryeqytet në muajin korrik, u realizua një aktivitet tjeter senzibilizues, ku në komunat kryesore në Kosovë është shpërndarë material informues, si broshura, doracakë, dhe forma të tjera, me qëllim të informimit të qytetarëve.
Në saje të grupeve punuese, në muajin e fundit të vitit 2015 janë amandamentuar edhe disa akte nënligjore të Agjencisë. Për më tepër, është publikuar një udhëzues për vëzhgimin me kamera në institucionet arsimore; pastaj është publikuar një doracak për zyrtarin për mbrojtjen e të dhënave personale; si dhe planprogrami i përgjithshëm për zyrtarët për mbrojtjen e të dhënave personale.
Pavarësisht barrierave buxhetore për të realizuar më shumë objektiva të parapara këtë vit, Agjencia ka arritur që brenda këtij viti të qëndrojë afër shqetësimeve të qytetarëve, duke adresuar kërkesat e ankesat e tyre, i është gjendur pranë subjekteve kontrolluese, duke i udhëzuar përmes rekmandimeve e opinioneve të nxjerra, me qëllim që puna e tyre e përditshme të mos bie ndesh me dispozitat e LMDHP-së.
Siç theksoi edhe Mbikëqyrësi Kryesor Shtetëror z. Ruzhdi Jashari, në adresimin e tij të fundvitit para stafit të Agjencisë, ‘sfidat për mbrojtjen e privatësisë po shtohen me zhvillimin e hovshëm të teknologjisë, e paralel me to ASHMDHP po mobilizon kuadrot e veta duke investuar në ndërtimin e kapaciteteve intelektuale për të shërbyer si mburojë ligjore ndaj cenimeve të privatësisë së qytetarëve dhe kontrolluesve’.