Shënohet Dita Ndërkombëtare për Internet të Sigurtë
18/03/2020
Në Ditën e Internetit të Sigurtë, Agjencia përfaqësohet me projektin vetëdijesues për adoleshentët
09 shkurt 2016
Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, e përfaqësuar nga z. Jeton Arifi- Drejtor i Departamentit për Marrëdhënie Ndërkombëtare, mori pjesë në konferencën ‘’Dita për Internet të Sigurtë’’ e organizuar nga Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë në bashkëpunim me Qendrën për Studime të Avancuara ‘FIT’ dhe organizatën Save the Children.
Me këtë rast z. Arifi përshëndeti nismën nga MASHT, duke ditur rrezikun që ngërthen përdorimi i pakontrolluar i internetit nga të rinjtë. Ai shtoi që, përmes forumeve si ky, synohet vetëdijesimi i qytetarëve për të rritur sigurinë e përdoruesve të Internetit si dhe promovimi i mekanizmave praktikë për t’u mbrojtur nga rreziqet e mundshme brenda rrjetit të komunikimit elektronik në mbarë botën. Para të pranishëmve, ai shpalosi një projekt modest të përgatitur enkas për informimin dhe vetëdijesimin e adoleshentëve rreth të drejtave të tyre në privatësi.
Prezentime dhe diskutime të karakterit vetëdijesues i adresuan nga përfaqësues nga Telekomi i Kosovës, Policia e Kosovës, Ministria e Arsimit dhe organizata joqeveritare që merren me ngritjen e vetëdijes së qytetarëve për të aplikuar internetin e sigurtë.