Seminar Trajnues për Zyrtarët Mbrojtës në Sektorin e Shëndetësisë
18/03/2020
Mbrojtja e të dhënave personale në sektorin e shëndetësisë, masat e sigurisë në mbrojtjen e informacioneve shëndetësore, transferimi ndërkombëtar i të dhënave të ndjeshme, e përpunimi i të dhënave biometrike nga institucionet shëndetësore ishin temat kryesore që u elaboruan në seminarin e sotëm
Prishtinë, 25 prill 2016
Duke parë rëndësinë dhe nevojën për vënien e rregullave lidhur me përpunimin e të dhënave personale në fushën e shëndetësisë, Agjencia, në bashkëpunim me projektin IPA, ka nxjerrë Udhëzuesin për Zyrtarët Mbrojtës të të Dhënave në Sektorin e Shëndetësisë. Udhëzuesi, i cili është konceptuar si një manual themelor për zyrtarët për mbrojtjen e të dhënave personale në sektorin e kujdesit shëndetësor, identifikon temat kryesore që duhet të merren parasysh gjatë procesit të përpunimit të të dhënave.
Seminari i karakterit trajnues, në fakt, ishte një zbërthim i përmbajtjes së udhëzuesit të lartpërmendur, i ndarë në ligjerata, të cilat u adresuan nga Mbikëqyrësi Shtetëror z. Bekim Demiri, ekspertja e fushës nga Hungaria znj. Nora Forgacs, znj, Njomëza Zejnullahu para zyrtarëve të mbrojtjes së të dhënave nga sektori publik e privat i shëndetësisë.
Nën moderimin e z. Jeton Arifi, Drejtor në Agjenci, në seancën e pasdites u zhvilluan diskutime lidhur me temën. Interesimi ishte tejet i madh për t’i diskutuar rastet e shumta, lidhur me të cilat panelistët dhanë sqarimet e duhura dhe ndanë praktikat më të mira për të pranishmit.
Në fund, z. Ruzhdi Jashari, MKSH në Agjenci, falenderoi të pranishmit për pjesëmarrjen e tyre duke theksuar se Agjencia, si institucion kompetent është e obliguar t’i përmbushë kërkesat e qytetarëve në këtë drejtim, e në bashkëpunim me ta, si zyrtarë ndërlidhës, do të mundësohet që Ligji për Mbrojtjen e të Dhënave Personale të zbatohet gjatë përpunimit të të dhënave personale, e që sektori i shëndetësisë përbën një nga fushat më të ndjeshme në këtë çështje.