279 - Lajmi Single | Template Website
Përmbyllet Cikli i Trajnimeve Sektoriale mbi Mbrojtjen e të Dhënave Personale

18/03/2020

Ekspertë ndërkombëtarë dhe vendorë ligjeruan para përfaqësuesve të akredituar të sektorit të shëndetësisë, policisë e të sigurimeve shëndetësore rreth sigurisë së të dhënave, kontrollit të brendshëm, transferimit ndërkomëtar e parimeve të performancës së zyrtarit për mbrojtjen e të dhënave personale

Prishtinë, 05 maj 2016

Duke parë rëndësinë dhe nevojën për vënien e rregullave lidhur me përpunimin e të dhënave personale në fushën e shëndetësisë, policisë dhe sigurimeve shëndetësore, Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, në bashkëpunim me projektin IPA, ka nxjerrë udhëzues përkatës për zyrtarët mbrojtës të të dhënave për secilin prej sektorëve të lartpërmendur.  Udhëzuesit e konceptuar si manualë themelorë për zyrtarët për mbrojtjen e të dhënave personale identifikojnë temat kryesore që duhet të merren parasysh gjatë procesit të përpunimit të të dhënave.
Për të promovuar dhe shpalosur këta udhëzues, në bashkëpunim me Projektin IPA të BE-së u ligjerua për zyrtarët mbrojtës të të dhënave personale të institucioneve shëndetësore, të policisë e gjykatave themelore nëpër komuna, si dhe të kompanive të sigurimeve shëndetësore.
Prezentimet, në formë ligjeratash u adresuan nga Mbikëqyrësit Shtetërorë, si Bekim Demiri, Aleksandar Spasić e Ruzhdi Jashari, ndërkaq përvojat më të mira të përpunimit të të dhënave personale në këta sektorë i sollën ekspertët e angazhuar nga Projekti IPA, si Nora Forgacs nga Hungaria,  znj. Alenka Jerše nga Sllovenia, si dhe znj. Njomëza Zejnullahu.
Nën moderimin e z. Jeton Arifi, Drejtor në Agjenci, gjatë seancave të këtyre seminareve të karakterit trajnues u zhvilluan diskutime lidhur me temat e përzgjedhura. Interesimi ishte tejet i madh për t’i diskutuar rastet e shumta, lidhur me të cilat panelistët dhanë sqarimet e duhura dhe ndanë praktikat më të mira për të pranishmit.
Në fund të seminarit të tretë, z. Ruzhdi Jashari, Mbikëqyrës Kryesor Shtetëror në Agjenci, falenderoi të pranishmit për pjesëmarrjen e tyre duke theksuar se Agjencia, si institucion kompetent, është e obliguar t’i përmbushë kërkesat e qytetarëve në këtë drejtim, e në bashkëpunim me ta, si zyrtarë ndërlidhës, do të mundësohet që Ligji për Mbrojtjen e të Dhënave Personale të zbatohet gjatë përpunimit të të dhënave personale, e që sektorët e përzgjedhur për këtë cikël trajnimesh, përbëjnë një nga fushat më të ndjeshme në këtë çështje.

Divizioni për Marrëdhënie me Publikun / DRMJ / 038 200 62 961

}