277 - Lajmi Single | Template Website
Tryezë Diskutimi me Zyrtarë nga Sektori Financiar

18/03/2020

Mbrojtja e të dhënave në sektorin financiar, specifikat, masat e sigurisë, aspektet ndërkombëtare të të dhënave financiare; përfshirja e palëve të treta, ishin disa nga tezat që u elaburuan në këtë tryezë

Prishtinë, 19 maj 2016

Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen  të Dhënave Personale ka rrumbullakësuar ciklin e tryezave, në të cilat ndërthurret karakteri trajnues, promovues i udhëzuesve përkatës për zyrtarët mbrojtës të të dhënave personale. Këtë radhë ishin të ftuar zyrtarët financiarë nga institucionet publike dhe private.
Udhëzimet e përgjithshme për zyrtarët për mbrojtjen e të dhënave personale në sektorin financiar, përmes prezantimit të tij e bëri z. Bekim Demiri - Mbikëqyrës Shtetëror, që njëkohësisht ishte edhe drejtues i këtij seminari. Ndërsa nga projekti i financuar nga BE, rreth kornizës së përgjithshme të mbrojtjes së të dhënave personale në sektorin financiar, rolit të ZMDH-së dhe parimet e performancës së këtij zyrtari ligjëroi  znj. Nora Forgacs.
Vlen të theksohet që në këtë tryezë është shpërndarë edhe udhëzuesi për ZMDHP për sektorin financiar. Ky udhëzues është një manual themelor për zyrtarët për mbrojtjen e të dhënave personale në këtë sektor, i cili identifikon temat kryesore që duhen marrë parasysh gjatë procesit të përpunimit të të dhënave.
Mbikëqyrësi Kryesor Shtetëror z. Ruzhdi Jashari bëri hapjen dhe mbylljen e  punimeve të kësaj  tryezeje. Ai falenderoi zyrtarët për bashkëpunimin e vazhdueshëm me Agjencinë, ku si rezultat, funksionaliteti dhe zbatueshmëria e Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale është gjithnjë e më i madh.

}