HËNOHET 5 VJETORI JUBILAR I THEMELIMIT TË AGJENCISË - ‘Garantimi i Privatësisë – E Drejtë e Jetësuar’
18/03/2020
Agjencia Shtetërore përMbrojtjen e të Dhënave Personale shënoi 5 vjetorin e themelimit të sajdhe përmbylljen e suksesshme të mandatit të parë të mbikëqyrësveshtetërorë të zgjedhur nga Kuvendi.
Prishtinë, 30 qershor 2016
Me të ftuar nga autoritetet homologe nga disa shtete të rajonit, përfaqësues të organizatave ndërkombëtare dhe vendore, Agjencia kremtoi përvjetorin jubilar të themelimit të saj nën moton ‘Garantimi i Privatësisë – E Drejtë e Jetësuar’.
Hapjen e ceremonisë zyrtare, e cila u zhvillua në ambient të hapur të Hotelit ‘Amazona’, e bëri z. Jeton Arifi, Drejtor në ASHMDHP.
Me një fjalim të karakterit përmbledhës rreth kronologjisë së themelimit dhe zhvillimit të këtij institucioni gjatë 5 viteve të para, para të pranishëmve u paraqit z. Ruzhdi Jashari, Mbikëqyrës Kryesor Shtetëror në largim. Veç tjerash, ai theksoi sfidat nëpër të cilat kaloi Agjencia gjatë këtyre pesë viteve, duke mos lënë anash të arriturat e shumta.
Në emër të institucionit që themeloi dhe mbikëqyrë këtë Agjenci, një fjalë rasti e adresoi Deputeti z. Elmi Reçica, i cili, mes tjerash nënvizoi që ‘duke i dhënë status të pavarur veprimi këtij institucioni, shteti ynë i ri dëshmoi përkushtimin e tij për të mbrojtur seriozisht një të drejtë të qenësishme të qytetarit tonë, të drejtën e privatësisë, të garantuar me nenin 36 të Kushtetutës’.
Përveç një fjale përshëndetëse nga Zv. Avokati i Popullit z. Ibrahim Arsllan, para të pranishëme u paraqitën edhe përfaqësues të autoriteteve homologe nga shtetet fqinje, duke ndarë me publikun përshtypjet e tyre të bashkëpunimit gjatë këtyre pesë viteve.
Ceremonia u përmbyll nga z. Jeton Arifi, i cili, përveç falenderimit për pjesëmarrjen e të pranishëmve, adresoi një dedikim mirënjohës për punën e palodhshme dhe sfiduese të pesë mbikëqyrësve që me sot përfunduan mandatin e tyre.