272 - Lajmi Single | Template Website
Agjencia Merr Pjesë në Shënimin e Bashkëpunimit Teknik Midis FSDK dhe BERZH

18/03/2020

Prishtinë / 27 korrik 2016

Në konferencën e organizuar nga Fondi i Sigurimit të Depozitave në Kosovë për shënimin e bashkëpunimit teknik me BERZH për zhvillimin e sistemit për kompensim të depozitorëve, Agjencia u përfaqësua nga z. Jeton Arifi

Për të prezantuar raportin vjetor për vitin 2015, si dhe për të shpalosur detaje rreth bashkëpunimit teknik midis Fondit dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, organizatori kishte ftuar në cilësinë e folësve Ministrin e Financave, përfaqësuesen e Zyrës së BERZH në Prishtinë, zv. Guvernatorin e BQK-së, Kryetarin e Bordit të Drejtorëve nga Shoqata e Bankave të Kosovës dhe Drejtorin për Marrëdhënie Ndërkombëtare të ASHMDHP-së.

Duke vlerësuar zhvillimin e sigurtë të Fondit të Sigurimit të Depozitave në Kosovë, si institucion i pavarur, gjatë pesë viteve të para të funksionimit, z. Jeton Arifi, Drejtor në Agjencinë Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, e krahasoi atë me institucionin që përfaqëson ai, i cili, njëjtë si FSDK sapo ka shënuar pesëvjetorin e themelimit të tij.

Mes tjerash, ai u shpreh se çmon bashkëpunimin ndërinstitucional, në veçanti të institucioneve financiare, duke i vënë theks të veçantë konstruktivitetit që FSDK ka treguar gjatë kësaj periudhe në raport me ASHMDHP-në, duke mbajtur relacione të afërta përmes zyrtares për mbrojtjen e të dhënave personale, me qëllimin e vetëm që përpunimi i të dhënave personale të depozitorëve të bëhet në përputhje të plotë me Ligjin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.

}