271 - Lajmi Single | Template Website
Takim Bashkërendues Midis Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë z. Bujar Sadiku dhe zv. Ministrit të MPB-së z. Nehat Mustafa

18/03/2020

Njoftimi për ndryshimet e pritshme ligjore, kompetencat e reja, zëvendësimi i përfaqësuesit të Agjencisë në grupin punues për hartimin e Strategjisë për Siguri Kibernetike ishin temat kryesore që u diskutuan në këtë takim

Prishtinë, 14 shtator 2016

Me qëllim të njoftimit të zv. Ministrit të Ministrisë së Punëve të Brendshme lidhur me zhvillimet aktuale në Agjenci, Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale z. Bujar Sadiku, i shoqëruar nga z. Jeton Arifi, Drejtor i Financave dhe Shërbimeve të Përgjithshme, takoi z. Mustafa në ambientet e kësaj ministrie.

Në këtë takim z. Sadiku e njoftoi z. Mustafa për zhvillimet e fundit në Agjenci, respektivisht për ndryshimet ligjore që priten të bëhen, për rëndësinë e përshtatjes së strukturës organizative të Agjencisë me autoritetet homologe të shteteve anëtare të BE-së. Gjithashtu ka shpalosur arsyet se përse zbatimi i Ligjit për Qasje në Dokumenta Zyrtarë duhet t’i jepet Agjencisë si mandat shtesë.

Veç kësaj, z. Sadiku i propozoi z. Mustafa, i cili është koordinator shtetëror i grupit punues për hartimin e strategjisë shtetërore për siguri kibernetike, që të zëvendësohet ish-mbikëqyrësi shtetëror z. Mentor Hoxhaj me z. Jeton Arifi, në cilësinë e përfaqësuesit të Agjencisë në këtë forum.

Zv. Ministri Mustafa vlerësoi lart qasjen e menaxhmentit të ri të Agjencisë, duke premtuar bashkëpunim dhe mbështetje të vazhdueshme për këtë institucion të pavarur, i cili, po ashtu, i takon sektorit të sigurisë.

}