270 - Lajmi Single | Template Website
Agjencia dhe Autoriteti i Ujësjellësit Rajonal ‘Prishtina’ të Gatshme për të Thelluar Bashkëpunimin Ndërinstitucional

18/03/2020

Prishtinë, 19 shtator 2016

Në takimin e përbashkët, përfaqësuesit e Agjencisë shprehën shqetësim rreth faturimit të ujësjellësit pa zarfe

Takimi ndërmjet Drejtorit të Përgjithshëm z. Bujar Sadiku dhe Kryeshefit Ekzekutiv z. Ilir Abdullahu është zhvilluar në kuadër të bashkëpunimit të këtyre dy autoriteteve, si dhe si rrjedhojë e ankesave të qytetarëve.
‘Nga kjo kompani kërkohet të kryej obligimin e saj që ka rreth përpunimit të ligjshëm të të dhënave personale me rastin e faturimit të qytetarëve, konkretisht përgjatë këtij procesi faturat të shpërndahen në formë të mbyllur (me zarfe)’, tha mes tjerash z. Sadiku. U diskutua edhe Opinioni i Agjencisë për publikimin e listave të konsumatorëve që do të përfitojnë nga Ligji nr.05/L-043 për faljen e borxheve publike.

Në anën tjeter z. Abdullahu, duke parë rëndësinë e kësaj çështjeje, shprehu gatishmërinë e tij rreth obligimeve që bartë ky autoritet ndaj Agjencisë Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.

Z. Sadiku, i shoqëruar nga z. Kushtrim Mustafa, Udhëheqës i Divizionit për Mbikëqyrje dhe Zbatim të Ligjit, falenderuan z. Abudallu për bashkëpunimin, njëkohësisht i uruan suksese në pozitën e tij të re.

}