Kryetari i Komunës së Kaçanikut Mirëpret Trajnimin e Zyrtarëve të tij nga Agjencia rreth Përpunimit të të Dhënave Personale
18/03/2020
Në dy takime të ndara në zyrat e Komunës së Kaçanikut, përfaqësues të Agjencisë takuan Kryetarin z. Besim Ilazi dhe katër drejtorë shkollash. U paralajmërua një trajnim mbi mbrojtjen e të dhënave personale për rreth njëzetë zyrtarë të komunës, ndërsa drejtorët e shkollave mirëpritën shpërndarjen e udhëzuesve.
Kaçanik, 22 shtator 2016
Me qëllim që ta informojë nga afër Kryetarin e Komunës së Kaçanikut z. Besim Ilazi lidhur me projektin aktual të avancimit të kapaciteteve të brendshme në përpunimin e të dhënave personale të zyrtarëve të komunës së tij, z. Jeton Arifi, Drejtor i Departamentit të Financave dhe Shërbimeve të Përgjithshme në ASHMDHP, i shoqëruar me zsh. Flora Ahmeti, zyrtare në Agjenci, zhvilloi një takim zyrtar në zyrën e kryetarit.
Përveç temës kryesore, e cila ndërlidhej me projektin e Agjencisë për trajnimin e 20 deri 25 zyrtarë të secilës nga pesë komunat e parapara për këtë periudhë të vitit, z. Arifi foli para kryetarit për historikun e deritanishëm të Agjencisë, gjendjen aktuale të saj, pastaj rreth ndryshimeve ligjore dhe strukturës organizative që po bëhen në këtë autoritet të pavarur.
Kryetari Ilazi, përveç mikpritjes që u bëri përfaqësuesve të Agjencisë, shprehu vlerësimin e punës së Agjencisë në ngritjen e kapaciteteve të kësaj komune në këtë segment, duke mos e anashkaluar edhe kontributin e ekspertëve të jashtëm të angazhuar nga Komisioni Evropian për të sjellur përvojat më të mira nga shtetet anëtare të BE-së në këtë fushë. Sugjerim i tij ishte që të shqyrtohet mundësia edhe e testimit të zyrtarëve të përzgjedhur për trajnim.
Veç kësaj, në një takim të ndarë, përfaqësuesit e Agjencisë, përmes zyrtares për mbrojtjen e të dhënave personale të akredituar brenda Komunës së Kaçanikut, takuan edhe katër drejtorë të shkollave të kësaj komune, të cilët aplikojnë vëzhgimin me kamerë në shkollat e tyre.
Z. Arifi, atyre u shpërndau dy udhëzues të publikuar në bashkëpunim me Projektin IPA të Komisionit Evropian, njëri i dedikuar për mësimdhënësit e lëndës së informatikës mbi çështjet e mbrojtjes së të dhënave për adoleshentët, ndërsa udhëzuesi tjetër rreth kritereve të vëzhgimit me kamera në institucionet arsimore.