268 - Lajmi Single | Template Website
Agjencia Udhëzon 25 Shkolla rreth Kamerave të Sigurisë

18/03/2020

Prishtinë, 03 tetor 2016

Në sallën e Kuvendit Komunal të Prishtinës, me organizimin e zsh. Premtime Preniqi / Zyrtare për Mbrojtjen e të Dhënave Personale në Komunën e Prishtinës, Agjencia takoi drejtorët e njëzet e pesë shkollave të Prishtinës për t’u dhënë informacione më të hollësishme rrethaplikimit të kamerave të sigurisë në objektet shkollore.

Me këtë rast, z. Jeton Arifi / Drejtor i Financave dhe Shërbimeve Mbështetëse dhe zsh. Flora Ahmeti / Zyrtare e Financave në Agjenci, shpalosën informata praktike para drejtorëve mbi kriteret e ligjshme të vëzhgimit me kamera.

Përveç Udhëzuesit rreth Kritereve të Vëzhgimit me Kamera në Institucionet Arsimore të publikuar nga ASHMDHP, z. Arifi atyre ua shpërndau edhe nga një ekzemplar të planprogramit të dedikuar arsimtarëve të lëndës së informatikës, i cili do t’u shërbejë atyre për të mbajtur një ligjeratë mbi mbrojtjen e të dhënave personale gjatë shfrytëzimit të pajisjeve teknologjike më 28 janar të çdo viti. Takimi ishte i karakterit ndërveprues për t’i dhënë mundësinë drejtorëve tëbëjnë pyetje dhe të ngrisin shqetësimet e tyre rreth kësaj çështjeje.

Në fund, ata e vlerësuan lart kujdesin që po tregon Agjencia me publikimin e dokumentave të këtillë udhëzues, dhe sipas tyre, deri më tani vëzhgimi me kamera në objektet shkollore që drejtojnë ata është bërë pa kritere fikse.

}