267 - Lajmi Single | Template Website
Thellohet Bashkëpunimi me Autoritetin Italian të Mbrojtjes së të Dhënave Personale

18/03/2020

Në saje të memorandumit të bashkëpunimit me autoritetin homolog italian, Agjencia realizoi vizitën e parë studimore në këtë shtet, me qëllim të marrjes së përvojave më të mira në zbatimin e ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale në polici.

Romë, 30 shtator 2016

Me mbështetjen e Instrumentit të Komisionit Evropian për MbështetjeTeknike dhe Shkëmbim të Informacioneve, Agjencia kishte aplikuar për të përfituar nga përvoja e autoritetit homolog italian në emër të saj dhe të Policisë së Kosovës.

Qëllimi i kësaj vizite studimore ishte marrja e informacioneve të dorës së parë se si autoriteti homolog italian mbanë balansin e mbrojtjes së të drejtës së individid për privatësi, duke garantuar në të njëjtën kohë nivel të lartë të sigurisë publike.

Gjatë axhendës triditore, pjesëmarrësit patën rastintë vizitojnë Autoritetin homolog italian, pastaj selinë e Policisë Financiare (Guardia di Finanzia), si dhe Policinë e Antikrimit.

Përfaqësues të secilit institucion të lartpërmendur shkëmbyen përvojën e tyre nëfushat që mbulojnë, duke i vënë theks të veçantë bashkërendimit të veprimeve të ngushta me autoritetin italian për mbrojtjen e të dhënave personale.

Gjatë prezentimeve të tyre të karakterit ndërveprues, përfituesit e këtij projekti, të përfaqësuar nga z. BujarSadiku / Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë; z. Jeton Arifi / Drejtor iFinancave dhe Shërbimeve Mbështetëse në Agjenci; si dhe z. Besart Mustafa / Zyrtar i Lartë Ligjor në Policinë e Kosovës, paraqitën situatën reale nëpër institucionet përkatëse se si trajtohen të dhënat personale, si bëhet përpunimi i tyre dhe se cili është niveli i masave të sigurisë që aplikohet në vend.

Nga diskutimet e përbashkëta, kolegët italian shprehën kënaqësinë për hapërimin e sigurtë që po bën Kosova në garantimin e privatësisë.

}