Ekspertë Sllovenë Bartin Përvojën e tyre te Zyrtarët e Sektorit Publik e Privat
18/03/2020
Për tri ditë rresht u trajnuan zyrtarë për mbrojtjen e të dhënave personale nga sektori mikrofinanciar, ai i regjistrit civil dhe regjistrit penal.
Prishtinë, 04 nëntor 2016
Me qëllim të ngritjes së kapaciteteve të zyrtarëve të akredituar për mbrojtjen e të dhënave personale nëpër institucionet publike dhe organizatat private, Agjencia, me mbështetjen nga Projekti IPA, përmbylli fazën e fundit të trajnimeve të dedikuara zyrtarëve për mbrojtjen e të dhënave personale, të përkrahura nga Zyra e BE-së në Kosovë gjatë projektit të saj për mbi dy vite e gjysëm.
Drejtori i Financave dhe Shërbimeve të Përgjithshme në Agjenci, z. Jeton Arifi, moderoi trajnimet që u zhvilluan nga e martja deri të enjten.
Roli i zyrtarëve për mbrojtjen e të dhënave personale, përvoja e ZMDH-së nga shtetet anëtare të BE-së e nga organizatat e përzgjedhura ndërkombëtare (Europol, Eurojust) si dhe reforma e legjislacionit të BE-së mbi mbrojtjen e të dhënave personale ishin temat ku ishin të përqendruara ligjeratat e secilit prej trajnimeve të zhvilluara nga z. Andrej Tomsic, ekspert i jashtëm, e njëkohësisht zëvendëkomisioner në autoritetin homolog të Sllovenisë.
Konkluzionet dhe komentet përmbyllëse gjithashtu u bënë nga z. Jeton Arifi, dhe krejt në fund së bashku me z. Tomisic iu përgjigjen pyetjeve të ndjekësve të këtij trajnimi lidhur me preokupimet e tyre, kryesisht rreth masave të sigurisë gjatë përpunimit të të dhënave personale në punën e tyre të përditshme.
Numri i kënaqshëm i ndjekjes së këtij trajnimi nga ZMDH të akredituar nëpër institucionet publike dhe ato private është tregues i rëndësisë që ka kjo pozitë, si dhe shënon edhe një hap më tutje në investimin e Agjenisë në ngritjen e kapaciteteve të këtyre kuadrove.
Divizioni për Marrëdhënie me Publikun / DFSHP/ 038 200 62 961