Zyrtarë të Administratës Komunale Zgjeruan Njohuritë e tyre rreth Përpunimit të Ligjshëm të të Dhënave Personale
18/03/2020
Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale ka realizuar projektin e saj të dedikuar zyrtarëve të administratës komunale në pesë komuna të përzgjedhura të Kosovës.
Prishtinë, 11 nëntor 2016
Komunat të cilat përfituan nga ky sesion i trajnimeve ishin: Komuna e Prizrenit, Shtimes, Lipjanit, Kaçanikut dhe Prishtinës. Për një javë rresht z. Jeton Arifi / Drejtor i Financave dhe Shërbimeve të Përgjithshme në Agjenci, i shoqëruar nga kolegët: Flora Ahmeti, Jehona Fetaj, Kushtrim Mustafa dhe Arbian Arifi, kryesoi secilin nga këto trajnime, duke iu përgjigjur edhe pyetjeve të zyrtarëve komunalë lidhur me çështjet që i preokuponin ata. Për të sjellë praktikat më të mira nga vendet e BE-së dhe për të ndarë përvojën e saj disa vjeçare, në cilësinë e ekspertes së jashtme ishte ftuar znj. Rozana Lemut Sterle / ish Zëvendës komisionere në autoritetin homolog slloven. Ky projekt për qëllim kishte trajnimin zyrtarëve komunalë, të cilën në mënyrë të drejtpërdrejtë përpunojnë të dhëna personale të qytetarëve në baza ditore. Veçanti e këtij trajnimi ishte se ligjëratat ishin të përqendruara në çështje praktike, gjegjësisht trajtimi dhe shqyrtimi i rasteve konkrete që kanë të bëjnë me përpunimin të dhënave personale, të cilat, këta zyrtarë i hasin në punën e tyre të përditshme. Trajnimi u karakterizua nga ineraktiviteti në çështjet e ngritura nga vet pjesëmarrësit.
Ky cikël trajnimesh nëpër komuna njëkohësisht paraqet përmbylljen e ciklit të tryezave të mbështetura nga Projekti i BE-së (IPA) për Agjencinë, synim i së cilave ishte ngritja e kapaciteteve të zyrtarëve mbrojtës të të dhënave personale si dhe punonjësve të administratës, si nga niveli qendror, lokal dhe sektori privat.