ASHMDHP Bëhet Pjesë e Grupit të Berlinit
18/03/2020
Berlin, 23 nëntor 2016
Në tryezën dyditore midis 22 dhe 23 nëntorit, të mbajtur në objektin e parlamentit të qeverive në shtetet e federatës gjermane (Bundesrat) në Berlin, midis 58 pjesëmarrësve, u diskutuan mbi trembëdhjetë tema nga çështjet e privatësisë në rrjetet sociale deri te televizorët e mençur (smart TVs).
Agjencia, për herë të parë u përfaqësua në këtë grup punues nga z. Jeton Arifi / Drejtor i Financave & Shërbimeve të Përgjithshme; z. Valon Kryeziu / Drejtor Ligjor; dhe z. Shpend Reçica / Udhëheqës i Divizionit të Teknologjisë Informative.
Grupi Punues Ndërkombëtar për Mbrojtjen e të Dhënave në Telekomunikime është themeluar në 1983 në Konferencën Ndërkombëtare të Komisionerëve të Privatësisë dhe Mbrojtjes së të Dhënave. Autoriteti për Mbrojtjen e të Dhënave i Berlinit është në krye të sekretariatit të këtij grupi punues, i cili njihet edhe si Grupi i Berlinit.
Ky grup punues mbledh ekspertë të telekomunikimit, ligjor dhe të fushave teknike, të autoriteteve për mbrojtjen e të dhënave dhe akterëve tjerë nga sektori i telekomunikimit. Takimet mbahen dy herë në vit, njëri në Berlin dhe tjetri nga një anëtar që shprehë gatishmëri për ta organizuar atë. Që nga themelimi, Grupi i Berlinit ka miratuar shumë dokumentë dhe rezoluta që synojnë tërheqjen e vëmendjes për mbrojtjes e të dhënave në sektorët e telekomunikimit dhe në internet. Këta dokumentë, edhepse nuk janë të natyrës detyruese, frymëzojnë autoritetet tjera të mbrojtjes së të dhënave, siç është Grupi Punues i dalë nga Neni 29, dhe inkurajojnë Komisionin e Privatësisë që të reflektojë me rastin e kryerjes së detyrave të përditshme, në cilësinë e këshilluesit dhe kujdestarit të privatësisë.
Vlenë të theksohet se Këshilli i Agjencisë pati bërë përpjekje të vazhdueshme gjatë viteve të fundit për t’u bërë pjesë e Grupit të Berlinit, por organizatorët nga Autoriteti homolog i Berlinit nuk patën kthyer përgjigje afirmative. Sidoqoftë, pas shkresës së dërguar organizatorit dy muaj më parë nga Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë, z. Bujar Sadiku, anëtarët e këtij forumi konfirmuan pranimin e autoritetit tonë si pjesë e përhershme e këtij grupi punues për të dhënë kontributin e saj në draftimin e platformave për fusha të caktuara në kuadër të mbrojtjes së të dhënave në telekmunikime.