263 - Lajmi Single | Template Website
Mblidhen OJQ-të dhe Institucionet Shtetërore për të Drejtat e Njeriut në Epokën Dixhitale

18/03/2020

Nën organizimin e dy OJQ-ve, LENS nga Prishtina dhe KCIC nga Gjilani, e mbështetur nga zyra e BE-së, përfaqësues të shoqërisë civile dhe institucioneve shtetërore përkatëse ishin të pranishë në këtë konferencë për të diskutuar dhe ngritur çështje me rëndësi rreth të drejtave të qytetarëve në kohën e dixhitalizimit.

Prishtinë, 14 dhjetor 2016 

Në kohën e zhvillimeve teknologjike edhe Kosova nuk ka mundur të mos jetë pjesë e këtyre trendëve, përkundër disa përfitimeve, gjithnjë e më shumë vërehen shkelje të të drejtave të njeriut në përgjithësi, e me theks të veçantë  në privatësi dhe në të dhënat personale. 

‘’Për këtë, ne, si institucioni i vetëm, i mandatuar për këtë fushë, jemi duke bërë të pamundurën, përveç zbatimit të ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale, që të përqendrohemi në ndërgjegjësimin e qytetarëve për këtë të drejtë, si dhe ta promovojmë ekzistencën e këtij institucioni’’, tha ndër të tjera z. Bujar Sadiku, Drejtor i Përgjithshëm në Agjencinë Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale. Ai, në fjalën e tij, i vuri theks të veçantë bashkëpunimit të Agjencisë me kontrolluesit privatë të të dhënave personale, duke e cilësuar atë si shumë produktiv gjatë pesë viteve që po lëmë pas.

Po ashtu, meqenëse tema e konferencës ndërlidhej kryesisht me të drejtën themelore mbi privatësinë, pyetjet kryesore të të pranishëmve u adresuan për përfaqësuesit e Agjencisë.

Jeton Arifi, Drejtor në Agjenci, iu përgjigj shumicës prej pyetjeve të adresuara për Agjencinë nga të pranishmit, duke i njoftuar ata edhe rreth zhvillimeve të fundit dhe pritjeve për ndryshime legjislative dhe strukturore brenda këtij autoriteti.

Të pranishmit i përshëndeti në fillim të konferencës nga Z. Markos Soroniou, përfaqësues nga Zyra e BE-së në Kosovë. Si pjesë e panelit ishte edhe z. Prarim Hoxha përfaqësues nga Ministria e Shendetesisë, z. Driton Zhubi dhe Bardha Ahmeti (LENS).

}