258 - Lajmi Single | Template Website
Mbahet Konferenca mbi Sigurimin e Privatësisë së Votës dhe Shënimeve të Votuesve

18/03/2020

Bashkëpunimi i Agjencisë Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale me Komisionin Qendror Zgjedhor është thelbësor për ruajtjen e fshehtësisë së votës dhe mbrojtjen e të dhënave të votuesve.

Prishtinë, Mars  2017 

Praktikat e grumbullimit të informacioneve, kryesisht të të dhënave të votuesve përgjatë procesit të zgjedhjeve ka ngritur shqetësimet të aktorëve, të cilët kanë lidhshmëri të drejtpërdrejtë në këtë proces. Agjencia, si institucion i përgjegjës për çështjet e  të dhënave personale, në këtë konferencë, theksoi  rëndësinë që trajtimi adekuat i votuesve gjegjeshit të dhënave të tyre është një nga pikat kryesore për siguri dhe shprehje të lirë të qytetarit në zhvillime të tilla demokratike siç është procesi zgjedhor.
Jeton Arifi, Drejtor në Agjenci, para të pranishëmve foli rreth bashkëpunimit te Agjencisë me KQZ-në, pastaj i njoftoi të pranishmit mbi situatën aktuale ne këtë autoritet, ndërsa u ndal me shumë në disa rekomandime për KQZ-në, sipas të cilit, e njëjta do të duhej të hartonte një akt nënligjor që do të parashihte masat e sigurisë që duhen ndërmarrë gjatë përpunimit të të dhënave personale gjatë zgjedhjeve. Më gjerësisht rreth hartimit të akteve nënligjore u diskutuan me z. Valon Kryeziu, Drejtor i Departamentit Ligjor në Agjenci.
Mes tjerash z. Felix Rathje, Këshilltar Politik në Zyrën e BE-së në Kosovë tha se zgjedhjet janë shtyllë esenciale për një sistem demokratik dhe mundësi për çdo qytetar që të jetë pjesë e një procesi demokratik.
Konferenca u organizuar në kuadër të punimeve që Organizata Joqeveritare LENS, në bashkëpunim me Zyrën e BE-së në Prishtinë ka zhvilluar punime mbi ‘’Të drejtat e Njeriut në Epokën Dixhitale”. Kjo konferencë u realizua sepse Kosova këtë vit do mbajë zgjedhjet komunale në nivel vendi.

}