Agjencia Trajnon Prokurorët rreth Përpunimit të të Dhënave Personale
18/03/2020
Me kërkesë të Akademisë së Drejtësisë, ASHMDHP zhvilloi trajnim njëditor për gjashtëmbëdhjetë prokurorë të rinj lidhur me kriteret e përpunimit të të dhënave personale
Prishtinë, 03 maj 2017
Në kuadër të programit për trajnim fillestar të prokurorëve të sapoemëruar të shtetit, me kërkesë të Akademisë së Drejtësisë, Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale zhvilloi trajnim një ditor për gjashtëmbëdhjetë prokurorë të shtetit.
Temat rreth të cilëve u ligjeroi z. Jeton Arifi, Drejtor në Agjenci, në seancën e parë u përqendruan kryesisht rreth historikut dhe strukturës organizative të ASHMDHP-së, pastaj mbi përkufizimin, parimet dhe fushëveprimin e saj të përgjithshëm, të drejtat e subjektit të të dhënave dhe vëzhgimin mekamera.
Ndërsa gjatë seancës së pasdites, atyre iu ligjerua rreth të dhënave personale të ndjeshme, transferimin ndërkombëtar të tyre dhe detyrat e rolin e zyrtarit për mbrojtjen e të dhënave personale.