242 - Lajmi Single | Template Website
Përmbyllet Fushata Ndërgjegjësuese e Agjencisë në Sektorin e Arsimit

18/03/2020

Ligjerata të karakterit trajnues e bashkëveprues me drejtorë e sekretarë të shkollave të pesë (5) komunave janë realizuar gjatë muajit nëntor e dhjetor nga Agjencia dhe Ministria e Arsimit.

Prishtinë, 14 dhjetor 2018

Në kuadër të një projekti bashkëveprues midis Agjencisë Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe Ministrisë së Arsimit, Shkencës e Teknologjisë, të realizuar përmes zyrtares për mbrojtjen e të dhënave personale të akredituar brenda kësaj ministrie, është zhvilluar trajnim njëditor për drejtorët dhe sekretarët e të gjitha shkollave të pesë (5) komunave të përzgjedhura.
Komunat e përfshira në këtë cikël trajnimesh ishin: Ferizaj, Kamenica, Deçani, Gjakova dhe Lipjani. Ligjerues në cilësinë e njohësve të kësaj fushe ishin përzgjedhur nga Ministria e Arsimit, z. Jeton Arifi (Drejtor në Agjenci) dhe z. Kushtrim Mustafa (Koordinator i Inspektimit në Agjenci).
Këtë projekt të karakterit ndërgjegjësues, të dedikuar për administruesit e shkollave, në cilësinë e kontrolluesve të të dhënave personale, e ka hartuar dhe koordinuar znj. Azize Sekiraça-Heta, Zyrtare për Mbrojtjen e të Dhënave Personale në MASHT.
Temat e shtjelluara gjatë këtyre ligjeratave kishin për qëllim ndarjen e përvojës së zyrtarëve të Agjencisë nga fusha e privatësisë me drejtorët e sekretarët e shkollave, në kuadër të të cilave nxitej bashkëveprimi përmes pyetjeve, komentimeve e shpalosjes së rasteve konkrete.
Në fokus të temave të shtjelluara ishin çështjet e ndërlidhura me të drejtat e nxënësve në privatësi, përpunimi i ligjshëm i të dhënave personale të punonjësve arsimorë dhe nxënësve, masat e sigurisë gjatë përpunimit, etj.
Përshtypja e përgjithshme e ndjekësve të këtij trajnimi nga pesë komunat e përfshira ishte se këto tema kishin qenë të domosdoshme për ta, ngaqë paraqesin një fushë krejtësisht të re për ta dhe se më së shumti përfituan nga interaktiviteti i nxitur gjatë ligjeratave, me ç’rast ata patën rastin të ngrisin shqetësimet e tyre për raste konkrete.
Me këtë rast, zyrtarët e Agjencisë shfrytëzuan rastin tua shpërndanin secilit ndjekës nga dy udhëzues të hartuar posaçërisht për ta, njëri lidhur me vëzhgimin me kamera në institucionet arsimore dhe tjetri rreth plan programit për mbajtjen e një ligjerate vetëdijesuese mbi privatësinë gjatë vitit para nxënësve të shkollave të mesme të ulta.

Zyra për Komunikim me Publikun
038 200 62 961
Info.amdp@rks-gov.net 

}