Trajnohen Mantelbardhët rreth Mbrojtjes së të Dhënave të Ndjeshme
18/03/2020
Me qëllim ndërgjegjësimi, Agjencia realizoi punëtori një javore me punonjësit shëndetësorë në shtatë spitale regjionale të Kosovës
Prishtinë, 17 dhjetor 2018
Si vazhdimësi e aktiviteteve që Agjencia ka zhvilluar përgjatë vitit 2018, ndër objektivat kryesor kishte trajnimin dhe ndërgjegjësimin e punonjësve në sektorin e shëndetësisë. Në koordinim me zyrtaren për mbrojtjen e të dhënave personale të akredituar në SHSKUK, znj. Mirvete Latifaj, si dhe në cilësinë e ligjëruesve nga Agjencia, z. Jeton Arifi (drejtor në Agjenci) dhe Kushtrim Mustafa (koordinator i zyrës së inspektimit), u realizua ky projekt një javor që përfshiu shtatë spitale regjionale, atë të Prizrenit, Mitrovicës, Vushtrrisë, Gjilanit, Gjakovës dhe Pejës. Temat e diskutuara në këto punëtori kishin për qëllim,fillimisht, njoftimin e punonjësve me dispozitat e Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, si dhe ndarjen e përvojave me rastet konkrete që kanë të bëjnë me përpunim e të dhënave të ndjeshme. Zyrtarët e Agjencisë, me këtë rast, ua shpërndanë një udhëzues të posaçëm rreth përpunimit të të dhënave të ndjeshme të pacientëve, të gjithë ndjekësve të këtij bashkëbisedimi të karakterit ndërgjegjësues. Kategoria e punonjësve shëndetësorë që ndoqën këtë aktivitet ishin krysisht mjekë dhe zyrtarë të administratës së spitaleve regjionale. Përveç temave të përzgjedhura enkas për punonjësit shëndetësorë, gjatë këtyre takimeve të karakterit trajnues, ligjeruesit nga Agjencia, përmes qasjes ndërvepruese, inkurajuan mjekët që të shpalosnin raste konkrete, rreth të cilave, pastaj ata u këshilluan se si duhet vepruar që misionin e tyre fisnik e human ta bëjnë pa rënë ndesh me parimet e privatësisë së pacientëve.Në përgjithësi, ky aktivitet i zhvilluar në shtatë spitale regjionale të pesë komunave, u mirëprit dhe vlerësua lart nga ata që ishin përzgjedhur për të qenë pjesë e këtyre bashkëbisedimeve ndërgjegjësuese.