Krenare Sogojeva Dermaku
komisionere e Agjencisë për Informim dhe Privatësi

 

Krenare Sogojeva Dërmaku

E lindur në vitin 1981, në Prishtinë. Juriste e diplomuar në Fakultetin Juridik të Universitetit Prishtinës. Studime të avancuara për të Drejtën Evropiane në Kolegjin Evropian të Parmës, në Itali. Program studimor për zyrtarë publik në Akademinë Diplomatike të Vjenës, në Austri.  Edukime afatshkurta në sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes në Gjermani, Turqi dhe SHBA.Përvojë pune në OJQ ‘Solutions’ – hulumtuese në projektin ‘Standardet para statusit të Kosovës’; Këshillin për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, monitoruese e Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe Kuvendit Komunal të Prishtinës dhe zyrtare në projektin për monitorimin e zgjedhjeve parlamentare në Kosovë; WUS Austria- Koordinatore e projektit ‘Balkan Case Challenges’ – gara studentore në nivel vendor dhe regjional. Punë praktike në Departamentin Ndërkombëtar të Unionit Studentor të Universitet të Vjenës.Përvojë profesionale në Zyrën e Kryeministrit – Zyrtare e Lartë Ligjore në Zyrën Ligjore, më pas koordinatore e Tryezës Legjislative në Sekretariatin Koordinues të Qeverisë. Ndërsa, që nga Dhjetor i vitit 2008, për trembëdhjetë vite me radhë, respektivisht deri në emërimin si Komisionere për Informim dhe Privatësi, Drejtore e Departamentit Ligjor në Ministrinë e Mbrojtjes.E martuar dhe dy fëmijë.